Kemi hyrë zyrtarisht në periudhën më të bukur të vitit, në periudhën ku i gëzohemi dritave shumëngjyrëshe, flokëve të para të dëborës, zbukurimeve që kanë “pushtuar” ëmbëlsisht rrugët e qytetit, e thënë më ndryshe ky është momenti ku të gjithë ndihemi nga pak fëmijë.
Por nëse disa prej jush shijojnë pjesën romantike të festave, të tjerë mendojnë për llogari e shifra. Mirëpo përpara se të bëni plane se sa keni humbur e sa keni fituar, dijeni që janë yjet ato që vendosin për ju, sidomos për financat gjatë 2020-s.
Dhe të bekuarit e këtij dhjetëvjeçari të ri janë as më pak e as më shumë se të lindurit në shenjën e Bricjapit që do të notojnë në para gjatë vitit pasardhës.