Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

Do të acarohet! Mos ja thoni kurrë një vajze beqare këto fjalë

Ndodh shpesh, që në një rreth shoqëror vajzat që janë beqare janë në qendër të vëmendjes duke marrë këshilla dhe kritika të shumta. Do të ishte mirë sikur kritikat t`i shmangni në raste të tilla, por nëse e keni të pamundur atëherë mundohuni të shmangni disa gjëra, të cilat përveçëse nuk e ndihmojnë miken tuaj beqare, e bëjnë atë të ndihet keq. Ja disa prej gjërave që nuk duhet t`i thoni kurrë një vajze beqare:

1.Hë, kemi ndonjë gjë të re?

2.Kam dikë që do të prezantoj, është perfekt për ty

3.Ti ke shumë pretendime, kërkon të pamundurën

4.Do doja shumë të isha beqare si ty

5.I ke provuar njohjet online?

6.Pse nuk provon të dalësh njëherë me …

7.Do ngelesh në derë po vazhdove kështu

8.Mos u shqetëso, je më mirë vetëm

9.Të iku mosha

10.Kaq të vështirë e ke të vendosësh?

Të gjitha këto shprehje e bëjnë personin, të cilit ia thoni, të ndihet në siklet dhe nën presion. Prandaj është mirë që t`i shmangni dhe të mundoheni ta thoni në një tjetër mënyrë atë që keni për të thënë.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *