AktualitetFlashJetë dhe stilPolitikëTe FunditTe Gjitha

‘Do shkoj në Venecia dhe do paraqes fakte të rënda’, Meta shpërthen ndaj Kuvendit: U tallën me Komisionin, i kërkoj ndjesë…

Presidenti i vendit Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, po evidenton shkeljet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga kreu i KED, Ardian Dvorani.

Meta sulmoi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili edhe pse kërkoi një opinion nga Venecia për emërimet në FGjykatën Kushtetuese, të enjten e kaluar, pranoi kalimin e një ligji, që i heq kompetencat kreut të shtetit.

Meta u shpreh se kjo është një tallje me Komisionin e Venecias, sa kohë kur Kuvendi ka qenë i paduruar për të pritur opinionin e tij. Presidenti tha se ai do të shkojë vetë në seancën ku Venecia do të japë opinion për emërimet në Kushtetuese, dhe do të paraqesë fakte dhe më të rënda për shkeljet e kryera nga KED dhe Kuvendi.

“Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të pabesë, në një kohë kur kishin mbërritur në Tiranë anëtarët e Komisionit të Venecias, bën ndryshime në kompetencat e presidentit, për vetë pyetjet që ia kishte shtruar komisionit të Venecias.

Dhunohet në mënyrë flagrante numri 29 i Kushtetutës, që synon kontrollin mafioz të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Jep mesazhin se çdo emërim në këtë gjykatë duhet të kalojë testin e besueshmërisë partiake.

Kjo është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet Komisionit të Venecias, por edhe ambasadorëve që dolën në krah të mazhorancës, për të kërkuar opinion nga Venecia, për një çështje aq të thjeshtë sa abetarja.

I kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca, Republika e Shqipërisë nuk do ta pranojë këtë grusht shteti, që synon të shndërrojë Gjykatën Kushtetuese në një PPP (Politikë, polici dhe propagandë). Unë vetë do të marr pjesë vetë në seancën plenare në Venecia, ku do ti njoh me fakte më të rënda edhe sesa kjo për grushtin e shtetit që po bëhet në vendin tonë”, u shpreh Meta në fjalën e tij.

Ndërkohë nëj këtë konferencë, kreu i shtetit ka paralajmëruar se do të depozitojë një shtesë në kallëzimin për kreun e KED, Ardian Dvorani, të cilit sipas kreut të shtetit duhet ti ndalohet ushtrimi i funksionit të tij.

“Mirë se erdhët në Kështjellën e mbrojtjes së Kushtetuesës. Po përgatitet dhe do të depozitohet një shtesë me kallëzim penal ndaj Dvroranit, sepse duhet t’i ndalohet ushtrimi funksionit, sepse është i kapur politikisht. Sot janë këtu për të treguar sa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e drejtësisë, ku Ruçi i drejtohet kryetarit të KED-së për t;i kërkuar info për procesin e emërimeve të anëtarëve të Kushtetuesës, brenda ditës i përgjigjet kërkesës duke keqinformuar dhe fshehur indo mbi vullnetin e shprehur të presidencës.  

Pa zhvilluar asnjë mbledhje, pa pasur kompetenca ligjore konstaton si të jetë vetë organi i presidencës, zgjedhjen e një anëtari të gjykatës Kushtetueses. Ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar që në bashkëpunim më kuvendin, ti rrëmbenin presidentin emërimin në Gjykatës Kushtetuese. Dvorani t’i përgjigjet SPAK pse nuk thirri KED për të shqyrtuar shkresën e presidencë, a i ka kompetencat për ta bërë një gjë të tillë. Me kë bashkëpunoi apo e urdhëroi?” tha Meta.

(E.K/Faxweb.al)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *