Ka nisur ditën e sotme në sheshin Skënderbej vaksinimi masiv i gazetarëve shqiptare kundër koronavirusit.
Gazetarja e Fax News, Sara Demushi vizitoi sheshin Skënderbej për të raportuar nga afër si po shkon ky proces.
Gazetarët shprehen të lumtur që i erdhi mundësia për t’u vaksinuar, edhe pse ata thonë se vaksinimi i tyre duhet të fillonte më herët, duke qenë se ata ishin gjatë gjithë kohës në terren që nga fillimi i pandemisë.
Të pyetur në lidhje me skepticizmin mbi vaksinën kineze, konkretisht “Vetë Kryeministri Rama është vaksinuar me Pfizer, po ju a do të donit të merrnit të njëjtën vaksinë dhe jo atë kineze?”, njw nga gazetarët shprehu dëshirën për të marrë dhe ajo një vaksinë të tillë, por e rëndësishme është që të vaksinohen.
Pyetjetet e bëra:
-A jeni skeptik?
-Me kë vaksinë u vaksinuat?
-Kryeministri është vaksinuar me Pfizer. Si e gjykoni këtë?
-A jeni të frikësuar në terren ?
Gazetari 1: Unë ndihem shumë mirë. Mora vaksinën kineze. Nu e kisha kaluar. Kinezen përderisa po e bëjnë të gjithë po e bëj dhe unë.
Gazetari 2: Me vaksinën kineze. S’ka problem fare. Kineze apo çfarëdo. Duhet të falenderoj atë që më mundësuan kaq shpejt të vaksinohem.
Gazetari 3: Procesi shkoi normal. Kam marrë Coronavac. E mira është te vaksinohesh.
Gazetari 4: Shumë mirë. Nuk kam asnjë lloj komenti se nuk ka asgjë të keqe çfarë lloji është vaksina.
Gazetari 5: Çdo gjë në rrëgull deri tani. Mora Coronavac. Shumë mirë. Ne jemi në linjen e parë. Ishte e nevojshme dhe për ne. Rëndësi ka që jemi vaksinuar.
Gazetari 6: Procesi shkoi normal, i thjeshtë. Tani pres 10 minuta. Mora vaksinën kineze. Unë doja të bëja vaksinën. Që t’i kthehemi jetës tonë normale. Të mos ndihemi gjithë kohës. Patjetër nuk hezitova. E dija që do ta bëja. Ishte thjesht çështje ditësh. Nuk kam koment. Do preferoja dhe unë Pfizer, por…
Gazetari 7: Mirë shumë mirë. Dëgjova ministrën që tha do nisë vaksinimi i gazetarëve. Unë isha një ndër të parët që isha pro vaksinimit, çfarëdo qoftë. Gjë e mirë që nisi vaksinimi për ne. Unë do pëlqeja vaksinën ruse, por nuk jam kundër asnjë vaksine.
Gazetari 8: Po sapo u vaksinova. Fare nuk isha skeptike. Për mua njësoj, si çdo vaksinë tjetër. Ndoshta gazetarët duhet të ishin vaksinuar më para, sepse ne kemi qëndruar gjatë gjithë kohës në tërren. Me shëndet ata, me shëndet ne.
Gazetari 9: Mirë shumë mirë. Përderisa ka ardhur në Shqipëri, nuk ka asgjë të keqe.
(E.H/Faxweb.al)