Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

”Do na mbështesin dhe tifozeritë e tjera”, Daja flet para ndeshjes me Mllada Boleslavin

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në një deklaratë të dhënë për mediat, ka komentuar në lidhje me ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës kundër Mllada Boleslavit.

Ai ka shprehur bindjen se korçarët do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të ekipeve të tjera shqiptare duke qenë se janë të vetmit që vazhdojnë ende rrugëtimin europian.

 “Duhet të jemi të kujdesshëm, pavarësisht se duhet ta fitojmë ndeshjen. Të jemi shumë të ekuilibruar për të mos i lejuar kundërshtarit hapësira për të ndërtuar sulmet apo kundërsulmet.

Duke iu referuar ndeshjes së parë, mendoj se në të gjitha aksionet e pjesës së parë, ia kemi dhuruar ne topin kundërshtarit, nuk kanë qenë aksione të ndërtuara. Ne do të sulmojmë, por duhet të jemi shumë të ekuilibruar, si në administrimin e lojës, ashtu edhe në heqjen e mundësisë së kundërshtarit që të na sulmojë.”

Për gatishmërinë e lojtarëve

“Vetëm Jashanica është në pikëpyetje, pasi ka bërë stërvitje të diferencuar. Rikthehet Lilaj pas pezullimit me kartonë. Është rikthyer edhe Xhejms, që po stërvitet rregullisht me grupin. E kemi të gjithë grupin në dispozicion. Besoj që do të ndryshojmë manovrën, të evitojmë gabimet në fazën e ndërtimit të aksioneve. Duhet që të sulmojmë patjetër, gjatë gjithë kohës, por duke qenë shumë të kujdesshëm, në mënyrë që kundërshtari ta ketë topin sa më pak që të jetë e mundur.”

Për formacionin që do të hedhë në fushë

“Në një ndeshje futbolli nuk është i rëndësishëm moduli i lojës, por manovra në të dyja fazat e lojës. Me rikthimin e Lilajt, ekipi ka edhe më shumë frymëmarrje, sepse përveç potencialit që zotëron, Sabieni ka edhe eksperiencë në kompeticionet europiane, pra është një prej pikave të forta të ekipit, ashtu si edhe Xhejms. Duke u shtuar dy forca, edhe stoli është më i kompletuar dhe kemi avantazhin që mund të ndërhyjmë në çdo moment gjatë lojës.”

Për tifozët

“Tifozët? Besoj që do ti kemi të shumtë, sepse me mbështetjen e tyre ekipi ka një tjetër motiv. Por, mendojmë se përveç tifozëve tanë, duke qenë se jemi ekipi i vetëm që vazhdon rrugëtimin në Europa League, edhe tifozët e tjerë do të jenë në mbështetjen tonë në Elbasan. Bashkimi i të gjithë shqiptarëve për të qenë suport, dhe veçanërisht i tifozëve tanë të zjarrtë, do të jetë një motiv i shtuar dhe një mbështetje morale që na duhet patjetër.”

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.