Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Do më ngeli peng gjithë jetën…”, shkrimet prekëse për vdekjen e katër anëtarëve të familjes në aksident: Nuk më besohet! Më duket sikur do ja dëgjoj zërin

Familjarët dhe miqtë janë dëshpëruar për aksidentin tragjik që mori jetën e katër anëtarëve të familjes kosovare në aksin Milot-Rrëshen mbrëmjen e kaluar. Me anë të reagimeve në Facebook, kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të madhe, ndërsa vëllai i një prej viktimave rrëfen edhe pengun që i mbeti.

“Ti do të mbetesh përherë në zemrën time. Blerimi, Anjeza, Kledi, Medina. Vëllait pishman i ngeli si nuk ta hapa dot thirrjen e fundit prej teje. Nuk e di pse, nuk e di ku isha. Por peng do më ngeli gjithë jetën”, shkroi Tili Tufa.

Nuk kanë munguar reagimet edhe nga miqtë, të cilët shprehen se ende nuk mund ta besojnë se është shuar një familje. Disa prej tyre shkruajnë: “Qofsh e xhenetit motra ime”.

“Tmerr si shuhet familja 4 anëtarëshe, ngushëllime familja Tufa për humbjen e vajzës Anjeza Tufa Avdijaj.”

“Tragjedi e tmerrshme. Akoma nuk arrij ta besoj. Motra ime Anjeza, Blerim, Kledi, Medina Avdijaj. Shpirti motrës, u prehshi në paqe.”

“Nuk më besohet akoma kjo që ka ndodhur. Më duket sikur do ja dëgjoj zërin e shoh në kamer motra jonë, gojë ëmbla e dashur me të gjithë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë që ndodhi”. 

Ata ndërruan jetë mbrëmjen e kaluar pasi automjeti tip “Citroen”, me të cilën po lëviznin nga Kosova drejt Shqipërisë, u përplas me një kamion si pasojë e parakalimit të gabuar.

Viktimat janë Blerim Avdiaj, 45 vjeç, bashkëshortja e tij, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe, si dhe dy fëmijët Medina Avdiaj, 5 vjeçe dhe një i afërm i tyre 11 vjeçar, Klejdi Koci. Vajza e vetme e mbijetuar nga aksidenti është 3-vjeçarja Violeta Avdiaj, e cila është në gjendje kritike dhe po merr trajtim të specializuar në spitalin e Traumës.

Homazhet për anëtarët e familjes do të mbahen ditën e nesërme në orën 15:00, ndërsa të dielën në orën 11:00 do të përcillen për në banesën e fundit. Dyshohet se parakalimi i gabuar ka shkaktuar përplasjen e automjetit ‘Citroen’ me të cilën po lëvizte familja nga Kosova, me një kamion.

(A.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *