AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Do ju arrestojmë na thotë Policia”, flasin banorët në Durrës: Po zihen njerëzit me grushta (VIDEO)

Në Durrës situata paraqitet maft e rëndë sa i përket strehimit të banorëve por edhe fornizimit të tyre me ndihma dhe ushqime. Banorët shprehen për gazetaren e Fax News Edona Haklaj se nuk ka një organizim të punës dhe sipas tyre po nmarrin ndihma njerëz që nuk janë në nevojë dhe që nuk janë prekur nga tërmeti.

Më poshtë janë disa nga shqetësimet e banorëve të Durrësit për Fax News:

“Jemi 15 veta, me prindërit me vëllezërit. Na kanë thënë se mund të ikim në Kosovë por nuk mund të lëvizim nga Durrësi. Rrimë jashtë, hapim sytë se hë do të na ndihmojë ndonjë”, tha një qytetare e Durrësit.

“Jam vetë e pesta në familje, dolëm zvarrë, u futem njëherë por na ra prap tavani mbi kurriz. Nuk e di ka qenë njeri ta shikojë dhe nëse e kanë shpallur të pabanueshëm. Dy herë janë futur djemtë të marrin ndonjë thes miell që ndodhet brenda, Policia i ka nxjerrë jashtë”, tha njeë tjetër qytetare.

“Po marrin ushqime ata që i kanë shtëpitë në rregull, ne fukarenjtë që jemi dëmtuar nuk po marrim asgjë. Unë njam pensionist 75-vjeç, 5 veta në familje gruan të paralizuar”, tha një i moshuar.

“Bravo Edi Rama, asgjë nuk po na jep, çfarë po ofron bota, nuk duam para duam bukë të ushqehemi”, tha një banore.

“Banoj në lagjen 13 plazh, të bëjnë një magazinë dhe të ndahen njerëzit sipas lagjeve sepse nuk po marrim vesh. Edhe Policët thonë njëri mos më prek me dorë, tjetri nuk merrem me atë punë, tjetri të thotë të fus brenda. Janë 150 mijë banorë në zonë e plazhit, vetëm çfarë kanë ofruar ndihma nga Kosova. Të kërkohet ndarja me zoina të identifikohen njerëzit me karta identiteti. Shqiptarë jemi, o Zot”, shprehet një tjetër.

“Po zihen njerëzit me grushta, nuk ke shans, s’di çfarë të them”, tha një i ri.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

BILD publikoi një shkrim ku aludohej se PD ka lobuar me qindra mijë dollarë kundër integrimit të Shqipërisë dhe pa mbushur 24 orë e fshiu nga serverët e saj:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *