Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Presidentin e vendit, Ilir Meta në lidhje me deklaratën e këtij të fundit para disa kohësh “do i pritet dora atyre që prekin votat”. Rama u shpreh me ironi se është një habi e madhe kur hajduti bërtet kapeni hajdutin.
Kjo deklaratë u bë gjatë një bisede telefonike që Rama zhvilloi me Ministren e Arsimit, Evis Kushi, të cilën e porositi që të mos merret me sondazhet që sipas asaj janë fantastike por të merret me njerëzit.
Kryeministri e pyeti dhe për fatin e të larguarve nga LSI, me Ministrën që u shpreh se disa nga ata kanë kaluar në PD dhe disa të tjerë në PS.
Pjese nga biseda:
Evis Kushi: Jam në terren, në fushatë.
Edi Rama: Si shkojnë punët?
Evis Kushi: Elbasani është mirë, jemi çdo ditë me njerëzit. Situata duket mirë. Kanë besim se rezultati do të jetë kuptimplotë këtë herë.
Edi Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Sondazhet janë fantastike në Elbasan. Problemi është se nuk duhet me u marrë me sondazhet por me njerëzit.
Evis Kushi: Ne jemi çdo ditë me njerëzit. Duan të na bashkohen në takime por ne respektojmë rregullat. Edhe tek të djathtët trokasim dhe na e hapin derën.
Edi Rama: Çfarë thonë?
Evis Kushi: Një pjesë janë larguar edhe prej atyre. Pjesa tjetër diskutpjmë kërkojnë. Ngjarja e fundit e aeroportit ishte këmbanë alarmi edhe për rrezikun.
Edi Rama: Ajo ishte një çmenduri, por njerëzit duhet ta kenë parasysh se janë po ata. Janë ati shtet.
Evis Kushi: Edhe mësuesit kur i takoj e kanë të qartë çfarë do të thotë të kthehen pas.
Edi Rama: Po këta xhakajdurët e kontrollit tokësor të presidentit çfarë bëjnë?
Evis Kushi: Një pjesë e mbështetësve të LSI po na bashkohen, një pjesë shkojnë edhe te PD me thënë të drejtën.
Edi Rama: Janë ata që i kanë marrë dhe i kanë rekrutuar me vende pune.
Evis Kushi: Pjesa më e madhe nuk kanë kuptuar se nuk kanë çfarë presin më nga LSI.
Edi Rama: Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet hajduti kape hajdutin. ‘Do u presin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë.
(E.H/Faxweb.al)