Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

Do i hani për 5 minuta, receta e shijshme e qofteve të shtëpisë me krem

Po sikur pulën me pilaf të së dielës ta zëvendësoni me qofte me krem? Duararta Adda’s all jo vetëm që ua sugjeron të gjitha amvisave, por pasi ta provoni nuk do të reshtni së falënderuari pasi është një recetë super e shijshme.

Përbërësit: 400 gr mish i grirë viçi, 1 qepë mesatare, 1 kokë e vogël brokoli, 2-3 thelpinj hudhra, kripë, piper i zi, majdanoz, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 vezë, 2-3 lugë djathë Parmigiano.

Përgatitja: Bluani fillimisht në blender brokolin, qepën, majdanozin dhe hudhrat. Kur të jeni gati bashkojini me mishin e grirë, vezën, djathin, piperin e zi dhe kripën. Shtoni vajin e ullirit dhe bluajini përsëri derisa masa të lidhet. Lyeni duart me vaj dhe formoni qofte të vogla, si në foton e mësipërme. Skuqini mirë me vaj ulliri nga të gjitha anët dhe ruajini mënjanë.

Tek i njëjti tigan skuqni gjysëm qepe të grirë imët me 2 thelpinj hudhër dhe shtoni 300 g kërpudha të llojit që dëshironi. Kaurdisini mirë, shtoni kripë e piper sipas dëshirës dhe disa gjethe trumze. Kur të jenë gati shtoni dhe qoftet në to.

Veçmas përzieni 1 lugë miell me 1 gote ujë dhe 100 ml pana të freskët. Masën e përftuar shtojeni tek tigani ku keni qoftet dhe kërpudhat. Mbulojeni me kapak dhe lërini të gatuhen me zjarr të ulët. Shërbejini me gjethe trumze sipër dhe bukë të thekur. Ju bëftë mirë!

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *