Kryeministri Edi Rama ka premtuar ditën e sotme se Shqipëria do të bëhet kampione e Ballkanit në bujqësi, agroturizëm dhe turizëm brenda 10 vjeçarit të ardhshëm, nëse do të jetë akoma në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Duke folur në prezantimin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, kryeministri Rama nuk la pa sulmuar kundërshtarët e tij.
Për PD-në tha se do të bëjë vetëm dy gjëra nëse vjen në pushtet, që janë ndalimi i procesit të vaksinimit dhe ndalimi i procesit të rindërtimit.
Rama përmendi dhe Presidentin Meta, të cilin e akuzoi se është në stres nga reforma në drejtësi të cilën përpiqët ta ndalojë.
“E ke dëgjuar Ilir Metën që gjatë gjithë kohës flet për burgun. Do shkojnë në burg, do futen në burg, burg, burg, burg. Një president Republike që flet për burgun gjithë ditën. Ai është në hall, në streës. Ai ka hallin si ta ndalojë këtë proces. Institucionet e reja po ngrihen. Më tutje akoma Bujqësia, arsimi, infrastruktura. Të gjitha janë në një prcoes që nuk ka shanc që duke sjellë ata do të përmirësohen. Në Vlorë, në vend që të bëjnë fushatë, bëjnë letra për të çuar çdo punë publike në prokurori. Këta dy gjëra do ndalojnë menjëherë sa të vijnë në pushtet. Do marr thotë 4 shkencëtarë të huaj për procesin e vaksinimit. Shkencëtarët shpikin vaksina nuk bëjnë gjilpëra. Tjetra që mbetet menjehere pezull eshtë rindërtimi. Këto dy gjëra nuk i ka fare në horizont. Ata vazhdojnë merren me rrijten e prodhimit të djathit, nga ulja e qumështit. Se këtu është një vend i rtërë dhe qeveri që u fgoditën në mes të një mandati. Këtu ne po qeverism një mandat të thyer në mes. Unë ju siguroj që duke vazhduar do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit, në Bujqësi, agroturizëm dhe turizëm brenda 10 vjeçarit,” tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)