Pamjet tronditëse të bodrumit ku u mbajt fëmija 7 vjeçar për 52 ditë nga një pedofil janë bërë publike. Fëmija ishte duke ecur në shtëpi kur u rrëmbye nga Dmitry Kopylov, 26 vjeç, i cili pretendohet të ketë abuzuar seksualisht me viktimën e tij.
Djali u shpëtua dhe u bashkua me prindërit e tij pas një njoftimi nga Interpol, strukturave të inteligjencës në Perëndim dhe Rusisë. Forcat speciale ruse prenë një derë çeliku dhe thyen një dritare për të hyrë në bodrumin ku ai mbahej. Djali qeshi nga gëzimi ‘kur hynë, por më vonë qau.
Kopylov u kap në kurth pasi dyshohej se ishte mburrur për mbajtjen e djalit në biseda midis pedofilëve në rrjetin e tyre. Pamjet e fundit tregojnë bodrumin me tavan të ulët me mure të zhveshura, ku djali mbahej peng.
Bunkeri i fshehtë nëntokësor me një shtrat në stilin e burgut dhe një ngrohës ishte i izoluar për të mos u dëgjuar zërat në shtëpinë e Kopylov në Makarikha, rajoni i Vladimir, rreth 185 milje larg Moskës.