Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Djegia e mandateve, Basha tregon vendimin unanim: Qeveri tranzitore, garantim i zgjedhjeve!

Deputetët e PD-së kanë vendosur unanimisht djegien e mandateve të tyre. Kreu demokrat Lulzim Basha ndërkohë është mandatuar për të mbledhur Këshillin Kombëtar, i cili do të marrë dhe vendimin përfundimtar.

Në mbledhjen e grupit u vendos:

  1. Unanimisht votohet pro djegjes se mandateve, pavaresisht diskutimeve ne parim.
  2. Te mandatohet kryetari Basha te mbledh keshillin kombetar per marrjen e vendimit perfundimtar
  3. Te ngrihet nje grup pune per teknikalitetet. Njerez qe njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim per KK: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.

Ndërkohë nga ana tjetër nga ana e kryeministrit Edi Rama derimë tani nuk është shfaqur asnjë hap pas, duke lënë të kuptohet se ai është në pritje të marrjes së vendimit final për të menduar lëvizjen e radhës.

Vendimi është konfirmuar dhe në një deklaratë të shkurtër bërë për mediat nga ana e Bashës.

”Në përfundim të mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, ju njoftoj për vendimin që grupi mori me votë unanime. Duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi, për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare, për shkak të kapjes së kësaj qeverie në afera flagrante korruptive dhe kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, eliminimit të Gjykatës Kushtetuese, kapjes totale të sistemit të drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe dhunimit të të drejtave themelore të njeriut, që ka shkaktuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, emigracionit katastrofal, duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të afruar nga opozita e bashkuar të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndarmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që do të garantojnë integrimin e vendit, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare, vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017.
Grupi parlamentar i PD autorizoi kryetarin e partisë të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statusin e PD
“, tha Basha.

Kujtojmë se pro djegies së mandateve ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Vendim që nuk është marrë në Shqipëri ndonjëherë. Vendim në rrafshin politik, më ekstremi. Por e kërkon situata politike. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marre një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptaret të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, qe nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptaret të jenë të lirë”, ka deklaruar Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha entuziast pas mbledhjes

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *