Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Djegia e mandateve/ A rikthehet opozita në Parlament nëse GJK e cilëson të paligjshme? Ja si përgjigjet Shehi (VIDEO)

Dashamir Shehi është kundër listave të mbyllura ndërsa thekson se do të pranonte të shkohej me sistemin aktual zgjedhor drejt zgjedhjeve, vetëm nëse këto të fundit do të ishin të parakohshme, duke e konsideruar këtë si një sakrificë.

Ndërsa shton, se nëse pritet viti 2021 ka kohë mjaftueshëm për të bërë ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor, duke krijuar kështu mundësinë e daljes në skenë sipas tij, të aktorëve të rinj politik.

Shehu mendon se ka pasur një mungesë dëshire si nga Parti Socialiste ashtu edhe nga Partia Demokratrike për të bërë ndryshimet e nevojshme në sistemin zgjedhor, duke argumentuar se kanë pasur gjithë kohën e duhur për të bërë më të mirën nëse do të kishin pasur vullnet.

“Ne kemi kërkuar që të ndryshohet sistemi, por duke e parë të pamundur nëse do të kishim zgjedhje të parakohshme, unë do ta pranoja këtë lloj sistemi dhe kompromisi nëse bëhen zgjedhje të parakohshme brenda 3 muajve. Nëse zgjedhjet do të bëhen në vitin 2021, unë parashikoj se ky Kod Zgjedhor nuk është i saktë. Duhet të bëhen ndryshime për t’u futur në lojë edhe aktorë të tjerë. Unë mendoj se a ardhur koha të ndryshojë sistemi”, tha Shehi gjatë një interviste për Fax News me gazetaren Jonada Zelka.

Është problem tek koha apo një mungesë dëshire për ta ndryshuar?

Shehi: Unë mendoj se është mungesë dëshire, as PS dhe  as PD nuk kanë pas dëshirë ta ndryshojnë sistemin. Unë besoj që shumica e këtyre gjërave do të marrë një zgjidhje, jo për të gjitha pasi gjykoj se janë lënë jashtë shumë gjëra të rëndësishme. Ne kemi në listë 3,2 milionë banorë si votues dhe ka ardhur koha të mos kemi miliona votues në listë që krijon hapësirë për abuzime të mëdha. Ato që janë jashtë fatkeqësisht nuk mund të votojnë në Shqipëri. Këto lloj akrobacirash 20 vitet e fundit ka qenë shkaku kryesor.

A mund të sigurojë Reforma Zgjedhore zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Shehi: Absolutisht jo, mund të bëjë përmirësime por jo e vetme. Është e pamjaftueshme për të kontrolluar korrupsionin qëveritar me PPP dhe tendera, kontrolli mediatik. Sapo aprovuan një ligj që vë në dispozicion të kryeministrit pjesën më të madhe të mediave. Kemi një sërë faktorësh që çojnë në ndryshime. Ne gjykojmë se është aq urgjente që të mos lihet më ky njeri kryeministër, ky oligark, se duhet të dimë se Shqipërinë nuk e qeveris PS. Duhet themeluar një sistem ku njerëzit vijnë në pushtet në bazë të ideve dhe programeve dhe ikin për mungesën e zbatimit të tyre. Shoqëria jonë ka personazhe shumë të mirë që kanë dëshirë të merren me politikë, ka ardhur dita t’ju hapet rruga por jo me këtë situatë zgjedhore. Ndryshe po vazhdoi kështu edhe ca kohë, defenivisht ka rënë shteti dhe është e kotë të bëhen edhe zgjedhje, pak a shumë siç ndodh në Rusi, Kinë Turqi.

A nuk do të ishte më mirë që zgjedhjet të organizoheshin në 2021 duke qenë se edhe ato që kërkon opozita nuk realizohen në një kohë kaq të shkurtër?

Shehi: Ju keni parë një opozitë që është aty që janë më të kënaqur me Ramën se sa anëtarët e PS-së që janë rreth 15 të pakënaqur, ndërsa nga opozita që është aty 4 janë të pakënaqur. Drejtësinë po e merr të gjithën ai deri më tani, të shohim pas çertifikimit të saj, parlamentin shumicën e ka nën kontroll, shumicën e mediave po ashtu nën kontrollin e tij (Edi Ramës). Ka media këtu që na kanë dhënë mundësinë për të folur, por propaganda është në dorë të mazhorancës dhe këtë e di jo unë por edhe një fëmijë. Bizneset e mëdha me PPP janë të gjitha në dorë të këtij, pa firmën e tij nuk bëhet asgjë. 

Të gjithë i ka emëruar ky dhe prerë mandatet. Më thoni nga cili institucion do të gjenerojë drejtësi këtu? Ndërkohë shqiptarët po largohen dhe janë njerëz që mbartin në vetvete një farë rezistence. Të lodhur nga korrupsioni, po ikën pjesa më e mirë. Pas një viti e gjysmë unë gjykoj se do të jetë vonë për Shqipërinë. Ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme që të largohet një orë e më parë sepse një orë e më vonë do të ketë pasoja për shqiptarët se dikush mund të thotë se ja për disa muaj erdhi data ligjore. Këtu nuk ka më shpresë, këtu gjithçka bëhet me para, kjo është një gjë që e dinë të gjithë. Ai që nuk shkon në këtë linjë e heqin nga puna, sepse sot këta vjedhjen e quajnë punë dhe investojnë në politikë për të fituar zgjedhjet.

Do përdorni Gjykatën Kushtetuese për të verifikuar mandatet nëse nuk shkohet në Zgjedhje të parakoshme?

Shehi: Unë jam kundër kësaj ideje të cilën e kam dëgjuar. Nuk i dogjëm me zor mandatet, ishte një vendim për të përmirësuar situatën. Për çfarë do t’i kthejmë mandatet, për 5-6 muaj të bëhemi edhe njëherë pjesë e tyre. Unë e kam dorëzuar mandatin tim dhe pres që ta marr të radhës nga qytetarët. Më duket tezë e kotë.

A ka një platformë opozita për 2020?

Shehi: Nëse më pyesni mua e kam prej 20 vitesh, që mendoj të themelohet një republikë e re me institucione të lira e demokratike. Të paktën më mban shpresa se ndoshta do të vijë një ditë që do të ulem në Parlament me disa kolegë që janë në baraspeshë me ndershmërinë time, me edukimin, kulturën, traditën dhe eksperiencën që kam në shërbim të shtetit shqiptar. Shpesh herë më ka qëlluar se ku duhet ta vendos karrigen që të kem sa më pak komshinj të pistë.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *