AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Djegia e makinës në Durrës, zbulohet pronari. Policia jep njoftimin zyrtar

Policia e durrësit ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur mesnatën e kaluar në këtë qytet ku një makinë u grabit e më pas iu vendos flaka.

Sipas bluve makina është në pronësi të shtetsait me inicialet R.Gj banues në Shijak ndërsa thekson se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Automjet në fjalë është një tip Renault me targa AA 832 OO i cili është djegur në mesnatë, në afërsi të stadiumit Niko Dovana, raportojnë mediat lokale.

“Më datë 08.10.2019, rreth mesnatës, në lagjen Nr.18, Durrës është djegur pjesërisht mjeti i parkuar, tip ” Renault Megana” në pronësi të shtetases R.Gj., banuese në Shijak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njftomin e Policisë.

Për këtë ngjarje, dyshimet janë se ngjarja është kryer në bashkëpunim ndërsa grabitësit kanë tentuar ta vjedhin, duke përdorur mjete të forta që ta çmontojnë nga aksesorët dhe më pas kanë thyer xhamat e saj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *