Policia e Delvines ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku një makinë u shkrumbua nga flakët. Mësohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe sot policia ka prangos autorin.
Në pranga përfundoi 47-vjeçari Shkëlqim shehu, ndërsa sipas policisë ka ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policise:
Delvinë
Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Delvinë, ku u dogj një automjet tip “Suzuki”.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.