AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

‘Djegia e Kuvendit’, Komisioni parlamentar vendos se kur do të thirret Helidon Bendo

Me shumicë votash, Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ka miratuar disa ndryshime mbi ligjin për veteranët ku vetëm një deputet votoi kundër dhe një tjetër abstenoi.

Ndërkohë në këtë Komision po diskutohet edhe kërkesa për thirrjen e kreut të SHISH, Helidon Bendo për të marrë informacion lidhur me deklaratat e Presidentit për çështjen informacioneve mbi djegien së Parlamentit gjatë protestave të opozitës.

Kryetarja e këtij Komisioni, Ermonela Felaj tha se 9 deputetë kanë bërë kërkesë për të thirrur në kreun e SHISH, Helidon Bendo lidhur me deklaratën e Presidentit për informacione që do digjej Kuvendi.

Ndërkohë kjo kërkesë është pranuar dhe ngarkohet të ngrihet komision i posaçëm por seanca kur do thirret Bendo do të vendoset pasi komisioni të ketë administruar prova. “Pasi të jenë administruar prova në do thërrasim Helidon Bendon në Komision”, tha Felaj

Pjesë nga diskutimi:

Felaj: Pasi te jene administruar prova ne do therrasim Helidon Bendon ne Komision. SHISH nuk eshte institucion qe informon Kuvendin. SHISH ka ligjin e vet organik, kreu i saj propozohet nga kryeministri dhe miratohet nga Presidenti. Informacionet e SHISH nuk ndahen me cilindo institucion, jane informacione te klasifikuara

Murrizi: Kreu i SHISH duhet te vij te raportoj cfare duam ne

Felaj: Pasi komisioni hetimor te mbaroje pune me presidentin dhe nese asministron prova per kete informacion, atehere ne do therrasim Bendon. Nuk mund ti coj kerkese kreut te SHISH kur eshte duke u hetuar nga nje komision tjeter. Pranohet kërkesa dhe ngarkohet të ngrihet komision i posaçëm por seanca kur do thirret Bendo, do vendoset pasi komisioni të ketë administruar prova?

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *