AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha
Dje i sekuestruan makinën e blinduar, kush është biznesmeni që OFL i kërkon sot deklarimin e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar ditën e sotme fomularë për deklarimin e pasurisë të cilët duhet të plotësojnë formularin Brenda 48 orësh.
OFL i kërkoi deklarim pasurie Dritan Dajtit me banim në Tiranë, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje në rrethana cilësuese, mbajtja pa leje e armëve pa leje si dhe biznesmenit Xhevdet Troplini, me banim në Durrës, i dënuar për trafikimin e lëndëve narkotike.
Këtij të fundit mbrëmjen e kaluar policia i ka sekuestruar makinën e blinduar tip “Jeep”.
Biznesmeni tjetër, Xhevdet Troplini përshkruhet si aksioner në një shoqëria të quajtur në “Euromag”, ku bëjnë pjesë dhjetëra persona të tjerë.
Troplini ka gjithashtu në emrin e tij kompaninë “Ovvital”, që merret me tregtinë e mishit dhe vezëve dhe rezulton të jetë në bashkëpronësi me Hysen Doçin.
Njoftimi i plotë i OFL-së:
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
– D. D., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”;
– Xh. T, me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(M.Q/Faxweb.al)
- Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes8502 votes 53%8502 votes - 53% of all votes
- PS 28%, 4539 votes4539 votes 28%4539 votes - 28% of all votes
- Nuk do të votoj 9%, 1492 votes1492 votes 9%1492 votes - 9% of all votes
- LSI 5%, 785 votes785 votes 5%785 votes - 5% of all votes
- Të tjera 4%, 666 votes666 votes 4%666 votes - 4% of all votes