Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dje bën ”shèrr” virtual për Kristaqin, Presidenti Meta ngushëllon Ramën për humbjen e Anetës

Presidenti i vendit Ilir Meta ka përcjellë mesazh ngushëllimi për familjen Rama, në ditën e ndarjes nga jeta të Anetës. Meta ngushëllon Edi dhe Olsi Ramën pvr humbjen e nënës së tyre, ndërkohë që nuk lë pa përmendur dhe nipërit që la pas e ndjera.

”Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta. U prehtë në paqe!”, shkruan Meta në postimin e tij.

Një ditë më parë kreu i shtetit dhe kryeminsitri Edi Rama, patën një përplàsje në distancë mes tyre, për figurën e Kristaq Ramës, për të cilin i biri tha në Kuvend se kishte qenë krenar, ndërkohë që presidenti kujtoi se ai ka qenë një nga firmëtarët e vàrjes së poetit Havzi Nela.

“Kur Ilir Meta përmend babain tim, ndiej thjesht kàqardhje të thellë për Ilir Metën, t’i vijë turp, por në fund fare kur Ilir Meta të jetë harruar njëherë e përgjithmonë, Kristaq Rama do të jetë aty, tek ‘Nëna Shqipëri’ dhe Heronjtë e Pavarësisë së Vlorës dhe të gjithë kur të shkojnë të nderojnë dëshmorët apo etërit e pavarësisë do të ngrenë kokën lart dhe do të admirojnë atë që Kristaq Rama i ka lënë këtij vendi”, deklaroi Rama jo më larg se dje.

Lidhur me ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit, nuk ka ende një reagim nga rivali i tij opozitarë Lulzim Basha, dhe presidenti Meta bëhet kështu zyrtari i parë publik, që ngushëllon Ramën.

(E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *