Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“E ndoqa me vrap deri sa u lodh dhe e kapa”, flet djali që ndali rrëmbimin e vajzë së vogël: Nëna thërriste dhe…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Korçë, ku një fëmijë, vajzë është tentuar të rrëmbehet ndërsa ishte me nënën e saj. Kanë qenë banorë të zonës që kanë arritur ta shpëtojnë.

Xhoniel Qelemeni, banor i kësaj lagjeje ka treguar edhe momentin flagrant se si arriti të shpëtojë vajzën nga duart e rrëmbyesit. Ai thotë se e ka ndjekur me vrap autorin deri sa ka marrë vajzën dhe se ajo ishte e trembur.

“Ishte nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, vajti të rrëmbente çupën. I thirrëm ne dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. Djalin nuk e njihja, e ndoqa me vrap derisa u lodh, më ndihmuan edhe shokët, e kapëm.

Në ato momente ka ndaluar policia. Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *