Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Djali i tezes dhe çuni i hallës nuk do marrin shtëpi”, Elvis Naçi: Kemi mbledhur 10 mln euro, fondet do t’i menaxhojmë vetë

Imami Elvis Naçi, i cili mori pjesë tek mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, deklaroi para pak minutash se nuk do të lejohet asnjë abuzim me fondet e mbledhura për familjet e prekura nga tërmeti.

Në fjalën e tij, Naçi u shpreh se deri tani janë mbledhur 10 milionë euro. Ai shtoi se fondet do të menaxhohen nga vetë fondacionet me qëllim që të mos marrin shtëpi edhe djali i tezes apo çuni i hallës, që nuk e meritojnë, por që kërkojnë të përfitojnë nga rasti.

“Deri tani kemi mbledhur 10 milionë euro. Dje isha në Thumanë dhe ata na thonin pse s’punoni. Ne ju thamë që do të nisim sapo të na japë shteti dritën jeshile. Banesat individuale ne mund t’i ndërtojmë. Evidentohet emri dhe mbaroi, ajo familje u stabilizua.

Ne do të ndërhyjmë edhe në projektet e mëdha që do të bëhen me blloqe pallatesh sepse ne kemi shumë komunikim me firma ndërtimi jashtë vendit që duan të japin kontributin e tyre. Do të përpiqemi që donacioni t’iu shkojë atyre që iu takon. Do të menaxhojmë vetë donacionit. Do të kujdesemi që të djali i tezes dhe çuni i hallës të mos marrin shtëpi”, tha Elvin Naçi.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *