Silvana Fardos, nëna e 24-vjeçarit Hadi Matar që sulmoi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie ka reaguar e tronditur për ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për Daily Mail, ajo tregon se është lajmëruar nga e bija për ngjarjen e cila i kishte thënë se FBI kishte shkuar në banesë për kontroll. Me mbërritjen në shtëpi, kishte mësuar edhe për sulmin që kishte kryer i biri.
Ajo tregon se nuk ka dëgjuar kurrë në jetë për Rushdie, por nuk ka asgjë kundër tij dhe se nuk është aspak fetare. Silvana shton se Hadi ka qenë gjithmonë një djalë i qeshur dhe shumë i komunikueshëm, por që kishte ndryshuar që pas takimit me të atin, me të cilin ajo është ndarë prej vitesh. Udhëtimi në Liban ishte thelbësor në sjelljen e të birit, tregon Silvana. Ajo shton se pas kthimit, i riu ishte introvert dhe bënte një humor mjaft të errët.
“Kam marrë një telefonatë nga vajza ime. Unë isha në punë dhe ajo më tha se FBI-ja është këtu, u trondita. Të them të vërtetën, nuk kam dëgjuar më parë për shkrimtarin. Nuk kam lexuar asnjë nga librat e tij, nuk e dija që një shkrimtar i tillë ekziston. Nuk dija që djali im e kishte lexuar ndonjëherë librin e tij. Nuk mund ta besoj se ai ishte në gjendje të bënte diçka të tillë. Ai ishte shumë i qetë, të gjithë e donin. Siç i thashë FBI-së, nuk do të shqetësohem të flas më me të. Ai është përgjegjës për veprimet e tij. Kam edhe dy të mitur të tjerë për të cilët duhet të kujdesem. Ata janë të mërzitur, janë të tronditur. Gjithçka që mund të bëjmë është të përpiqemi të lëvizim nga kjo, pa të. Matar lindi në SHBA nga prindër libanezë që emigruan nga qyteti kufitar jugor Yaroun, një bastion i grupit terrorist Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Ai u rrit dhe shkoi në shkollë në Cudahy, Kaliforni përpara se të divorcohesha nga babai i tij Hassan Matar në 2004. Ai u kthye në Lindjen e Mesme ndërsa unë u transferova në Neë Jersey për një fillim të ri. Ishte në një udhëtim në Liban në vitin 2018 për të vizituar babain e tij që Hadi u shndërrua nga një djalë popullor dhe i dashur në një introvert me humor të errët. Në orën e parë që arriti atje më thirri, donte të kthehej. Ai qëndroi për afërsisht 28 ditë, por udhëtimi nuk shkoi mirë me babain e tij, ai u ndje shumë i vetmuar. Prisja që ai të kthehej i motivuar, të përfundonte shkollën, të merrte diplomën dhe një punë. Por në vend të kësaj ai u mbyll në bodrum.
Kishte ndryshuar shumë, nuk më thoshte asgjë as mua, as motrave të tij për muaj të tërë. Nuk mund t’ju tregoja shumë për jetën e tij pas kësaj, sepse ai më ka izoluar që nga viti 2018. Nëse i afrohem ndonjëherë ai më thotë përshëndetje, ndonjëherë thjesht më injoron dhe largohet. Ai fle gjatë ditës dhe zgjohet dhe ha gjatë natës. Ai jeton në bodrum. Ai gatuan ushqimin e tij. Një herë ai u grind me mua duke më pyetur pse e inkurajova të merrte një arsim në vend që të fokusohej në fe. Ai ishte i zemëruar që nuk e njoha me Islamin që në moshë të vogël,”– thotë Silvana.
Matar, faqja e të cilit tani e fshirë në Facebook ishte e mbushur me foto të politikanëve iranianë. Ai doli me nxitim në skenë të premten në mëngjes në një seminar në veri të Nju Jorkut, ku ndodhej dhe Rushdie. Ai goditi me thikë autorin fitues të çmimit Booker disa herë përpara se të kapej nga dëshmitarët dhe të arrestohej më vonë. Rushdie tashmë ndodhet mirë.