Teksa na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, mediat atje kanë publikuar disa foto të sikletshme të djalit të Joe Biden, Hunter Biden. 50-vjeçari shfaqet gati në gjendje kome, në shtrat dhe me kokainë në dorë.
Foto shokuese nuk është një imazh i mirë për Biden, edhe pse dihej që djali i tij ka pasur probleme me drogën, gjë që e ka evidentuar edhe Donald Trump gjatë fjalimeve të tij, dhe në përballjen që ata patën së bashku në debatin e parë presidencial.
Baba i pesë fëmijëve, një prej të cilëve e ka me një striptiste dhe dy herë i martuar, Hunter Biden ka pasur një jetë të trazuar. Ai ka qenë i varur për një kohë të gjatë nga alkooli dhe droga.
Hunter u përzu nga Marina e SHBA-së, pasi nuk kaloi dot një test droge dhe për këtë arsye hapi një zyrë avokatie. Vetë Joe Biden ka thënë: “Djali im, si shumë njerëz që mund të kemi në shtëpi, kishte një problem droge. Por ai e ka tejkaluar atë. Tani është në rregull”.
Por, nuk janë vetëm fotot e fundit, problem për fushatën e Joe Biden. Në media janë publikuar edhe disa emaile kompromentuese, që përfshijnë edhe atë.
Bëhet fjalë për kontaktet e të birit të Biden me një firmë të dyshimtë ukrainase të energjisë, dhe në këtë histori rezulton të jetë përfshirë edhe Biden. Republikanët kanë kërkuar ndërkohë, nisjen e hetimeve.