Aq sa e madhe është përmasa e tragjedisë së vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës në banesën e tyre te Gjiri i Lalzit, aq të mëdha janë dhe pikëpyetjet e ngritura mbi këtë ngjarje.
Ishte pikërisht djali i familjes Haliti, i cili humbi prindërit dhe gjyshen, ai i cili artikuloi publikisht mosdhënien e kujdesit të duhur shëndetësor në qendrën spitalore në Manëz, ku sipas tij mjekët nuk kryen asnjë lloj analize dhe i përcollën në shtëpi familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore, vetwm me barna.
Në lidhje me rastin ka reaguar dhe QSUT, ku përmes një njoftimi publik bën me dije se tre pacientët janë paraqitur me simptoma të rënduara me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha”. Në njoftim theksohet se pavarësisht kryerjes së të gjitha ekzaminimeve dhe dhënies së kujdesit të duhur shëndetësor, tre pacientët nuk mundën dot të mbijetonin.
Njoftimi i QSUT-së: Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjëndja e pacientëve paraqitej e rëndë.
Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor.
Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021.