Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Përcillet mes lotësh 4-vjeçari që ndërroi jetë aksidentalisht në Berat, mamaja e tij shkrehet në të qara

Është përcjellë në banesën e fundit, mes dhimbjes dhe lotësh, 5 vjeçari që ndërroi jetë dje në Berat, teksa po lozte në parkun qëndror të qytetit. Ark-morti i vogëlushit, i cili mbahej në duar nga familjarët, u varros në varrezat e Suelasit në Berat mesditën e sotme.

Në përcjelljen funebre të 4-vjeçarit ishin të shumtë familjarët e vogëlushit, ndërkohë që ka qënë e pamundur të mbaje nënën, e cila nuk pushonte së qari nga pikëllimi për humbjen e të birit.

Një ditë pasi fëmija 4-vjeçar, humbi jetën në qytetin e Beratit, kanë ardhur dhe ndalimet e para. Policia njofton se ka ndaluar Drejtorin e shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësin e ndriçimit në zonat urbane, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

I mituri ra në kontakt me energjinë elektrike për shkak se kishte tela të zhveshura në ndriçimet e vendosura nga bashkia, që prej vitit të ri. Policia njofton se; Humbi jetën fëmija 4 vjeç nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ndalohen Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Pòlicisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve: P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arr.estimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *