Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk donte të vdíste pa parë të birin duke lozur futboll, infermierja bën të pamundurën dhe ia realizon babait me káncer dëshirën e fundit

Ishte ndeshja e parë e futbollit e sezonit të dytë të Cade Sullivan, por ndoshta ndeshja e fundit që babai i tij do të shohë ndonjëherë. Scott Sullivan u diagnostikua me kancer dhe mjekët i thanë se i kishin mbetur vetëm pak muaj  për të jetuar.

Një infermiere në spitalin në të cilin ndodhej i shtruar pacienti, kur mori vesh dëshirën e 50-vjeçarit për të parë për herë të fundit djalin e tij teksa luante futboll vendosi të bënte të pamundurën për t’ja bërë realitet.

Ndeshja luhej shumë larg dhe do të duheshin 3-4 orë rrugë me makinë për të shkuar. Infermierja Jerree Humphrey e dinte që Sullivan nuk ishte në formë për një udhëtim rrugor, kështu që vendosi të shkonte në aeroportin lokal për të mundësuar një avion privat, sipas CNN.

Ditë më vonë, dentisti nga Kentucky, Dr. Denny Brummett ofroi avionin e tij privat për t’i ardhur në ndihmë 50-vjeçarit. Ditën e ndeshjes infermierja, Brummett dhe Scott dhe e dashura e tij fluturuan më shumë se 300 kilometra për të parë ndeshjen. Sapo Cade vuri re prezencën e babait të sëmurë, vrapoi drejt tij për t’i dhënë një përqafim.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *