Një djalë 30-vjeçar është tepër i shqetësuar për romancën e tij me një vajzë myslimane dhe për përplasjen e kulturave fetare që mund ti shkatërrojë lidhjen. Partnerja i përfundoi në spital dhe nuk mund të shkonte pranë saj pasi familja nuk e di historinë e tyre, ndaj kërkon këshillë nga psikologia Deidre si ti japë zgjidhje kësaj situate.
Letra: Kur e dashura ime kishte infeksion dhe përfundoi në spital, nuk mund ta takoja familjen e saj se nuk më njohin. Ajo është 25 vjeçe, myslimane, ndërsa unë jam një britanik 30-vjecar. Ne jemi të lidhur prej 3 vitesh, por ajo beson se familja dëshiron që të martohet me një mysliman.
Për tre ditë, qëndroja në korridoret e spitalit dhe flija në makinë ndërsa familja e saj i qëndronte pranë në krevat. Kjo më theu zemrën dhe mendoja se do e humbisja. Nuk e di si të kalojmë këtë gjë, por nuk mund ta zgjas më në këtë mënyrë.
Deidre: Shpjegoja të dashurës që je i shqetësuar se mund ta humbasësh dhe kërkoi asaj që ti tregojë familjes për ty. Nëse ata insistojnë se kultura e tyre është më e rëndësishme se lumturia e vajzës, atëherë e dashura jote mund të detyrohet të bëjë një zgjedhje.(A.M/Faxweb.al)