Nuk ka më dilema. Moderatorja e njohur, Elita Rudi do të bëhet nënë për herë të dytë, dhe këtë lajm të ëmbël na e konfirmon vetë Gjiko.
Reperi ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet i lumtur pranë bashkëshortes dhe djalit. Në fotografinë e ëmbël, Gjiko pohon se do të bëhet baba për herë të dytë me një vajzë. Ndërsa Elita shkruan: “Jemi shume te lumtur qe famijes tone po i shtohet nje vajze”.
Pas të voglit Zëri, Elita po pret bebushin numër dy, mirëpo mbetet ende mister se si do e quajnë.