Superstarit amerikan i repit, Kanye West duket se e ka marrë veten shumë shpejt nga divorci me personazhin e njohur botërisht, 40-vjeçaren Kim Kardashian. Pavarësisht divorcit të majmë, West po vjen me një projekt të madh në Netflix.
Projekti në fjalë është një dokumentar, ku do të shfaqet një video në shtëpi që nuk është parë me pare, i cili do të lançohet në Netflix këtë vit.
Sipas Billboard-it, dokumentari i Kanye, arriti vlerën 30 milionë dollarë në Netflix. Një burim tjetër tha se ky dokumentar do të tregojë historinë e reperit dhe producentit për ndikimin e famës dhe repit.
Projekti gjithashtu planifikon të merret me vdekjen e nënës së Kanye , Donda West dhe kandidimin e tij për President në vitin 2020.
Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse ky dokumentar do të trajtojë edhe divorcin e tij me Kim Kardashian.