Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Divorci i bujshëm nga Brad Pitt, flet për herë të parë Angelina Jolie, zbulon arsyen dhe flet për fëmijët

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka folur për herë të parë lidhur me divorcin nga Brad Pitt. Aktorja ka sqaruar shumë detaje, duke e lidhur gjithçka me 6 fëmijët e çiftit, në intervistën e fundit për “Vogue India”.

Jolie ka rrëfyer se vendimi mbi divorcin ka ardhur për hir të mirëqënies së fëmijëve, dhe i gjithë fokusi i saj tashmë janë ata.  “Unë u ndava për mirëqenien e familjes time. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqëndrohem te ta”, u shpreh aktorja. Ajo nuk ka lënë pa përmendur heshtjen pas ndarjes, duke treguar se si media ka ndikuar në këtë pjesë të jetës së saj, në raport me fëmijët.

“Disa kanë përfituar nga heshtja ime, dhe fëmijët shohin gënjeshtra për veten e tyre në media, por unë u kujtoj atyre që ata e dinë të vërtetën. Në fakt, ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë”, ka shtuar më tej Angelina. Aktorja është shprehur se ndihet shumë me fat që është nënë e dy djemve të birësuar.

Ajo ka treguar se me djemtë nuk flet asnjëherë për shtatzëni, por përshkruan gjithmonë momentin kur i pa për herë të parë. “Fjalët ‘jetimore’ dhe ‘birësim’ janë terma shumë të dashur për familjen tonë”, ka shpjeguar Jolie. Aktorja ka thënë se më shumë se kurrë është fokusuar tek rritja e fëmijëve.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *