Brad Pitt thuhet se ka gjetur mbështetje nga ish-gruaja e tij Jennifer Aniston, në kohën kur divorci i tij me Angelina Jolie po bëhet më i vështirë.
Aktori 57-vjeçar i Hollivudit është shtangur nga pretendimet e Angelina-s, se ajo ishte “e gatshme të siguronte prova të abuzimit në familje”.
Brad thuhet se ndihet i “shkatërruar” edhe pas fjalëve se djali i tij i madh Maddox, do të dëshmonte kundër tij në gjyq.
Një burim për The Mirror, ka raportuar se Brad i është drejtuar ish-gruas Jennifer Aniston për mbështetje gjatë këtyre kohërave të vështira.
Burimi është shprehur se Jen po largon të gjitha barrierat për të ndihmuar Brad, duke shtuar se çështja e divorcit, ka bërë që miqësia mes Brad dhe Jen të lulëzoj dhe ata të afrohen më shumë se kurrë.