Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ditë zie për Vlorën dhe turizmin shqiptar”, Berisha MESAZH NGUSHËLLIMI për familjarët e të rinjve që humbën jetën në det

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për tragjedinë që ka ndodhur në Vlorë, ku kanë humbur jetën katër të rinj. Berisha e cilëson ditën e sotme si një ditë zie për Vlorën dhe për turizmin shqiptar.

Ish-kryeministri shpreh ngushëllimet e tij për familjarët e të ndjerëve përmes një mesazhi në Facebook.

“Dite zie per Vloren dhe turizmin shqiptar!

Te dashur miq, sot eshte nje dite zie per Vloren dhe turizmin shqiptar. Ne bregdetin e Vlores, Zvernec dhe Uji i Ftohte kane humbur jeten ne uje kater pushues; nje djale 14 vjeçar ne Uje te Ftohte dhe ne Zvernec, dy vajza nga Vlora dhe nje djale shqiptar nga Maqedonia, qe flijoi jeten ne perpjekje per shpetimin e tyre.

Me kete rast, le tu shprehim te dashur miq, ngushellimet me te sinqerta familjeve te te ndjereve dhe te lutemi qe shpirti i tyre te gjeje paqen e merituar. Ngushellime!”, reagon Berisha.

Kujtojmë se katër të rinj kanë humbur jetën ditën e sotme. I pari ishte një 14-vjeçar, i cili u mbyt pranë zonës së Ujit të Ftohtë.

Pak orë pas tij, në Zvërnec u mbytën tre të rinj të tjerë. Dy vajza nga Vlora dhe një djalë nga Tetova e Maqedonisë. Ky i fundit ishte futur në det për të shpëtuar dy vajzat që po mbyteshin, pas thirrjes për ndihmë të motrës së tretë të tyre. Në përpjekje për të shpëtuar vajzat e panjohura, Benjamin Ferati u mbyt edhe vetë.

Kujtojmë se mbi 40 të rinj që përpara 2 vitesh u trajnuan në vendet e rajonit dhe në Shqipëri me ekspertë të edukimit fizik në universitetin e Sporteve por të cilët përfunduan të papunë. Bëhet fjalë për projektin e “Bayëatch-ve”-rojeve në bregdete të certifikuar për sigurinë në plazhe, projekte që ka shkuar në miliona lekë por që sot nuk u erdh në ndihmë asnjërit prej të rinjve. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.