Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që t’i bashkohet iniciativës botërore në shenjë solidariteti me Ditën Botërore të Autizmit.
Në këtë mënyrë, godina e kuvendit është ndriçuar mbrëmjen e sotme me ngjyrën blu, simbol të kësaj dite.
Edhe këtë vit do të mbështesë iniciativën për “Ndriçimin Blu” të fasadës së godinës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kjo fushatë ndërgjegjësuese organizohet në vende të ndryshme të botës, ku ndërtesat historike, kulturore dhe institucione të rëndësishme shtetërore ndriçohen me ngjyrën blu, në shenjë solidarizimi për çrregullimin e spektrit të autizimit.
(E.H/Faxweb.al)