Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Dita e parë e shkollës, deputeti demokrat uron fëmijët dhe këshillon mësuesit (MESAZHI)

Me rastin e nisjes së vitit shkollor, deputeti i PArtisë Demokratike Luçiano Boçi, ka një urim për të gjithë fëmijët shqiptarë.

Boçi u uron nxënësve një rrugëtim të suksesshëm drejt dijes ndërsa u kërkon mësuesve që ta kryejnë punën e tyre me pasion dhe dashuri.

“Të dashur fëmijë!
Udhë të mbarë e të suksesshme drejt dijes së pafundme që hap dyert e së ardhmes dhe krijon gëzimin e lumturinë e kërkuar!
Të nderuar mësuesë!
Çdo vit i ri është për ju një rrugë e re për të përçuar dritën që mbartni brenda.
Bëjeni me pasion dhe dashuri për fëmijët tanë!
Nderimi për ju do jetë i pëjetshëm!”, është mesazhi i Boçit për nxënësit dhe mësuesit.

Ditën e sotme të gjitha shkollat hapin dyert për të pritur 495236 nxënës në të gjithë vendin. Ndërkohë që 32858 nxënës ulen për herë të parë në bangat e shkollës. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *