AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Distancohemi nga politizimi”, FSHN del me deklaratë zyrtare: Kërkojmë marrëveshje për Kopshtin Botanik

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka dalë me një deklaratë lidhur me çështjen e Kopshtit Botanik ku shprehet se është i hapur për një diskutim në arritjen e marrëveshjes me çdo institucion që është I përfshirë.

Në këtë deklaratë FSHN tregon se çfarë kundërshton ku  theksohet Vendimi i Këshillit të Ministrave 510/2019, duke arsyetuar se i heq të drejtën e administritmit dhe pronësisë intelektuale Universitetit të Tiranës, Qendrës së Kërkimit të Florës dhe Faunës mbi Kopshtin Botanik dhe nuk i garanton qëndrueshmërinë funksionale këtij institucioni.

Ndërkohë në deklaratë radhiten edhe një sërë shkeljesh që sipas FSHN nuk kanë bazë ligjore për këto arsye:

Shkelet në mënyrë të paprecedentë e drejta e autonomisë Universitare
– Grabitet me forcën e pushtetit pasuria intelektuale
– Ligji i Arsimit të Lartë nuk pengon pushtetin vendor për të investuar në pronat në administrim të universiteteve publike.
– Anashkalohet lista e pronave publike të cilat nuk mund t’i transferohen qeverisjes vendore
– Mohohet Pakti për Universitetin.

Më tej në deklaratë thuhet se vendimmarrja është jo demokratike dhe jo transparente, nuk ndihmon në përmirësimin e Kopshtit Botanik dhe se, qeverisja vendore nuk e administron dot një institucion me të tilla vlera dhe përmasa.

Por çfarë kërkon përmes kësaj deklarate Fakulteti I Shkencave të Natyrës:

  • * Shfuqizimin e VKM-së dhe angazhimin e MASR dhe qeverisë qëndrore në garantimin e lirisë akademike, autonomisë së universitare dhe pronësisë intelektuale
    * Bërjen publike të komunikimit zyrtar dhe dokumentave përkatëse që hedhin dritë mbi “kërkesën për ndihmë” që Universiteti i Tiranës i ka drejtuar MASR për mirëmenaxhimin e Kopshtit Botanik
    * Bërjen publike të komunikimit zyrtar dhe dokumentave përkatëse mbi “takimet sistematike” midis Bashkisë së Tiranës dhe Universitetit të Tiranës.
    * Bërjen publike të argumentimit të kërkesës së MASR ndaj Këshillit të Ministrave për transferimin e pronësisë dhe të administrimit të Kopshtit Botanik nga UT në Bashkinë e Tiranës.

Në fund të kësaj deklarate, FSHN i kërkon Bashkisë së Tiranës, kryetarit dhe nënkryetarit të saj, të tërheqin publikisht të gjithë dhunën verbale dhe fjalorin poshtërues që sdipas tij kanë përdoriur ndaj trupës akademike.

 

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *