Një debat i fortë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në emisionin Open mes Evi Kokalarit dhe Dalina Ficos, teksa po diskutohej lidhur me zgjedhjet në SHBA dhe akuzat e Trump për manipulimin e tyre.
Debati nisi, kur Kokalari tha që demokratët po vjedhin votat, dhe sipas saj me shumë gjasa Trump do ti drejtohet gjykatës së lartë për të hetuar lidhur me parregullsitë.
Pjesë nga debati:
Kokalari: Demokratët po vjedhin votat. Këtë e dinim të gjithë. Uroj që të gjithë votat të numërohen dhe të gjitha pretendimet të çohen në Gjykatën e Lartë. Trumpin e njohin të gjithë se do i shkojë kësaj çështje deri në fund.
Fico: Ti thua se të Trumpi duhet të fitojë në të gjitha shtetet. Hajde muhabet hajde. Të paska marrë malli për Enver Hoxhën.
Kokalari: Pishtarin Enver Hoxhës ja ka mbajtur familja Fico, nuk ia ka mbajtur familja Kokalari.
Fico: Të paska parë Amerika, po nuk e ke parë ti Amerikën! E kupton ça po flet apo jo, demokracia është të rrish urtë dhe të presësh që të numërohen votat. Edhe njëherë të paska marrë malli për Enverin.
Kokalari: Për Enver Hoxhën ju ka marrë malli juve që financoheni nga Sorosi. Kështu foli atyre që je mësuar tu folësh. Unë po mundohem të ruaj edukatën. Ne nuk jemi takuar personalisht, por familja ime e njeh familjen tënde. Të gjithë shqiptarët e dinë se Ficot kanë mbajtur pishtarin Enver Hoxhës. Kjo lloj e folure nuk të shkon ty, bëja atyre që je mësuar. Po mundohem të përmbahem me shumë edukatë, je duke folur si në kafene, po humb respekt, ne nuk jemi takuar ndonjëherë, po shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë kanë bërë familjet tona.
Fico: Evi qenke mërzitur shumë nga humbja e Trump
Ndërhyn Eni Vasili: Merremi pak me zgjedhjet në Amerikë, zonja ju lutem të mos e kthejmë në personale.
(E.K/Faxweb.al)