Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi mori përgjegjësinë e disfatës me Skocinë. Në një intervistë për Supersport ai deklaroi pas ndeshjes se ka bërë zgjedhje të gabuara.
Gol i shpejtë i pësuar, kartoni i kuq i Mavrajt. U vendos nga episodet?
E vërtetë, kemi bërë gjithçka keq. Pësuam në goditjen e parë. Na eci shumë ters. Më pas i kuqi i Mavrajt, loja doli jashtë kontrollit. Pësuam golin e dytë në fund të pjesës së parë, aty mbaroi ndeshja.
Pas golit të dytë, shumë të heshtur. Çfarë do donit të kishin bërë ndryshe lojtarët?
Çdo gjë sot ishte faji im. I marr të gjithë vetë përsipër. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara. Fajim im komplet, djemtë nuk kanë faj.