AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Diplomacia në kolaps/ ‘Konflikti’ me Metën, Gent Cakaj nuk dërgon dekretet për Ambasadorë

Që prej emërimit në krye të Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj, deri më sot nuk ka emëruar asnjë Ambasador në përfaqësitë diplomatike në botë. Kjo ka ardhur pas një konflikti, mes tij dhe presidentit Ilir Metës, për dekretimin e Ambasadorëve të rinj.

Sipas ligjit Nr. 23 të ndryshuar në vitin 2015, për shërbimin e jashtëm, të gjithë Ambasadorët propozohen nga Ministri i Jashtëm dhe më pas dekretohen nga Presidenti i Republikës. Por, Cakaj prej kohësh nuk ka asnjë komunikim zyrtar ose jo zyrtar me Presidentin Meta, për shkak se ky i fundit, refuzoi edhe vetë dekretimin e Cakajt si Ministër i Jashtëm.

U desh më pas ndërhyrja e Edi Ramës, i cili u dekretua si Ministër i Jashtëm dhe i delegoi kompetencat Gent Cakajt. Që prej atij momenti, Cakaj dhe Meta nuk flasin më, madje as kur janë të pranishëm në konferenca të përbashkëta. Kulmi arriti në Samitin e Sigurisë që u zhvillua në Gjermani në muajin shkurt të këtij viti, ku Cakaj dhe Meta ishin në një tryezë, por të dy nuk flisnin me njëri-tjetrin, duke lënë një shije të hidhur tek të gjithë të pranishmit.

Konflikti mes tyre, ka shkaktuar kolaps në diplomaci, pasi një pjesë e mirë e Ambasadorëve u ka mbaruar mandati. Gazeta SHQIP publikon emrat e disa Ambasadorëve dhe diplomatëve, me mandat të përfunduar. Një pjesë kanë mbushur edhe moshën e pensionit, kurse disa të tjerë janë emëruar jashtë sistemit dhe në shkelje me ligjin.

Mandati i një ambasadori është 3 vjet, por këta të diplomatë e kanë tejkaluar më kohë këtë afat. Kështu, ata vijojnë në mënyrë të paligjshme të kryejnë funksionin e Ambasadorit, jo për fajin e tyre, por për zënkën mes Cakajt dhe Metës.

Kjo kapriço e Cakajt dhe Metës, i presin rrugën shumë diplomatëve të rinj, të cilët kërkojnë të bëjnë karrierë në shërbimin e jashtëm.

Nuk dihet nëse do të vijojë ky ngërç institucional, por si zoti Cakaj ashtu edhe zoti Meta, duhet fillimisht të tejkalojnë inatet personale, që më pas të nis dekretimi i Ambasadorëve të rinj.

Më poshtë lista e Ambasadorëve që u ka mbaruar mandati:

  1. Arabi Saudite – Ambasador Sami Shiba, me mandat të përfunduar
  2. Austri – Ambasador Roland Bimo mbushur moshën e pensionit, me mandat të përfunduar në shkelje te ligjit
  3. BE, Bruksel – Ambasadore Suela Janina me mandat të përfunduar, në shkelje të ligjit.
  4. Egjipt – Ambasador Eduard Sulo me mandat të përfunduar;
  5. Francë – Ambasador Dritan Tola pa status me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit.
  6. Gjermani, Berlin – Ambasador Artur Kuko me mandat të përfunduar;
  7. Holandë – Ambasadore Adia Sakiqi me mandat të përfunduar, pa status në shkelje të ligjit
  8. Hungari – Ambasador Arian Spasse me mandat të përfunduar
  9. Itali – Ambasadore Anila Bitri Lani dhe diplomatët Gentiana Mburimi, Ledia Mirakaj, Irida Xheneti dhe Artur Bardhi me mandat të përfunduar;
  10. Poloni – Ambasadorja Shpresa Kureta me mandat të përfunduar;
  11. Rumani – Ambasador Ilir Tepelena dhe diplomate Eva Nastas mandat të përfunduar;
  12. Rusi – Ambasadori Arben Gazioni me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;
  13. Serbi- Ambasadori Ilir Boçka 70 vjeç! Mosha e pensionit dhe me mandat të përfunduar;
  14. Slloveni – Ambasadori Pëllumb Qazimi, ushtarak me mandat të përfunduar.
  15. Sllovaki – Ambasadorja Enkeleda Baduni Merkuri me mandat të përfunduar.
  16. Suedi – Ambasadori Virgjil Kule mbushur moshën e pensionit, pa status diplomati.
  17. Turqi – Ambasadori Genti Gazheli, pa status diplomat me mandat të përfunduar.
  18. Kuvajt – Saimir Bala, Ambasador me mandat të përfunduar.
  19. Kosovë – Qemal Minxhozi, Ambasador me mandat te perfunduar
  20. Izrael – Ambasador Bardhyl Canaj me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit
  21. Amerike Uashington – diplomate me mandat te perfunduar Mamica Toska.
  22. Bari Konsullata- ish Miss Shqiperia Monika Zguro mandat i përfunduar.
  23. Japoni – Ambasador Gjergj Teneqexhiu pa status nga jashte me mandat te perfunduar.
Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *