Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Dimitry Medvedev dha dorëheqjen, Putin emëron kryeministrin e ri të Rusisë (EMRI)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur që vendin e Dimitry Medvedev në krye të Kryeministrisë ta zërë Mikhail Mishustin.

Putin e mori vendimin pasi Medvedev dha dorëhqjen nga detyra e kryeministrit. Sipas “Reuters”, Mikhail Mishustin, 53 vjeç, do të “merret në pyetje” nesër nga Parlamenti rus.

Putin i befasoi të gjithë me zgjedhjen e tij pasi emri i Mishustin nuk ishte përfolur si kandidat i mundshëm për kryeministër. 53-vjeçari ka punuar në qeverinë ruse qysh në vitin 1998, ndërsa që prej vitit 2010 ka qenë në krye të Shërbimit Federativ të Taksave.

Dmitry Medvedev dha dorëheqjen gjatë ditës së sotme bashkë me kabinetin kryeministror. Deklarata erdhi menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor të vendit.

Duke pranuar dorëheqjen, Putini u kërkoi ministrave që të funksionojnë si qeveri e përkohshme derisa të formohet një e re. Para se të njoftonte dorëheqjen e kabinetit, Medvedev u takua me Putin, takim i cili u zhvillua më herët të Mërkurën, tha zyra e shtypit e Kremlinit.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *