Teksa naftëtaret e Ballshit janë në ditën e tyre të 9-të të grevës, dhe gjendja sa vjen e rëndohet, Edi Rama iu vendos kushte se do ti takojë ato, vetëm në rast se e lënë në mes grevën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu kërkon naftëtareve që të lënë grevën e urisë, pasi asgjë nuk mund të zgjidhet me presion.
Rama: Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.
Faxweb.al ka raportuar më herët se gjendja e naftëtareve nuk ka qenë e mirë, dhe njëra prej tyre u dërgua mbrëmjen e djeshme me urgjencë drejt spitalit.
Ato thonë se nuk do të tërhiqen nga greva deri në plotësimin e të gjitha kushteve të tyre, që janë marrja e pagave të prapambetura dhe rifillimi i punës në Rafineri. (E.K/Faxweb.al)