Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Digjet për një kullë 77 metra të lartë”, pronarët e biznesit pranë Sahatit: Na bëjnë presione dhe…

Flakët kanë përpirë dje zonën e rrethuar pa bujë pranë Kullës së Sahatit. Shkrumbohet një kioskë. Pronarët akuzojnë për zjarrëvenie të qëllimshme, pasi u kanë bërë presion për tu larguar

Ironi ose jo, pas përmbytjes së madhe që  shkatërroi katin përdhes të bashkisë së Tiranës dhe disa dhoma të Bibliotekës Kombëtare, në pikën 0, në sheshin “Skënderbej” këtë herë ka rënë zjarr.

Sheshi që ka fituar çmime ndërkombëtare, nuk po i justifikon medaljet, ndërsa flakët e rëna dje kanë pasur epiqendër  pjesën prapa Kullës së Sahatit, pikërisht vendin  ku është projektuar të ndërtohet një kullë 77 metra e lartë, e për të cilën vetëm pak ditë më parë u publikuan hijet e skandalit që lidhen më këtë ndërtesë, shkruan gazeta Shekulli.

Zjarri ka shkrumbuar tërësisht një kioskë, ndërsa shtëllungat e tij janë parë që larg, duke referuar pamje që kanë dalë jashtë kontrollit. Nga ngjarja fatmirësisht, nuk ka kanë dalë njerëz të lënduar, pronarët e një biznesi aty pranë deklarojnë se ngjarja nuk ishte aksidentale, por shkëndijat kanë qenë të qëllimshme.

“Mendojmë se është e qëllimshme. Kanë një muaj që na vijnë e na bëjnë presione pa asnjë letër e dokument se do të na shembin biznesin dhe se duhet të zhvendosemi para se të veprojnë me forcë. Kemi kërkuar të na sjellin një vendim, për të vepruar edhe ne më tej nëse do të shkojmë në gjykatë apo do të marrim dëmshpërblim. Na kanë thënë se sipas ligjit, nuk na takon asgjë”.

Tre automjete të shërbimit zjarrfikës dhe forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, deri në neutralizimin e flakëve, por çfarë do të ndodhë nesër në këtë territor? Gjasat janë që e gjithë hapësira të transformohet, ndërsa bizneset që kanë operuar aty për shumë vite të mbeten vetëm kujtim i së kaluarës.

Në fakt vetëm 10 metra larg sahatit, gjatë ditëve të fundit, pa shumë bujë dhe pa asnjë tabelë identifikuese, zona e zjarrit ishte rrethuar dhe një ekskavator kishte nisur gërmimet në tokë. Por, edhe pse pa shenja vizuale të dukshme, gërmimet në dosjet e Këshillit Kombëtar të Territorit, tregojnë se një vit më parë, në atë truall kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës kishin firmosur një kontratë për ngritjen e një kulle me lartësi 77 metra.

Por, ky fenomen i cili ka hasur jo pak debate për hije dyshimi, skandale dhe kontrata të jashtëligjshme e ka detyruar qeverinë, sikundër edhe bashkinë të sprapset në disa raste (sikundër ka ndodhur me godinën e Teatrit Kombëtar) dhe në disa të tjera të punojë në heshtje dhe pa shumë detaje për opinionin dhe median.

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *