Makina e një diplomateje italiane në Athinë është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Siç raportojnë mediet greke, bëhet fjalë për makinën e Sekretares së Parë të Ambasadës Italiane në Athinë, Susanna Schlein.
Mësohet se, mjeti është djegur plotësisht dhe se zjarri është vënë teksa mjeti ka qenë i parkuar.
Për pasojë është djegur pjesërisht edhe një makinë tjetër, që ka qenë parkuar afër makinës së diplomates italiane