Zjarri në Dushkarak të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Aktualisht po mbahet në monitorim për të mos iu afruar shtëpive edhe pse vazhdojnë të digjen pyje dhe pemë.
Automjetet e zjarrfikëses janë larguar drejt një tjetër vatre.
Shqetësuese një tjetër vatër zjarri në afërsi të fshatit Amonicë, Selenicë. Zjarri ka përfshirë dhjetra hektarë pyje. Rrezikon disa fshatra.
Ndërkaq më herët u bë e mundur ndërhyrja me helikopter, edhe pse vatrat e zjarrit nuk janë shuar ende.
Më herët ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u bëri thirrje banorëve që të evakuohen nga banesat e tyre, nëse u kërkohet nga autoritetet.