AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Digitalb heq sinjalin e Klan, gazetari: I mora në cel, më tha: Na ka lënë pendët Sandër Mafishja!

Pak javë më parë televizioni Klan, njoftoi audiencën e saj se duke filluar se kompania Digitalb ka hequr nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Kjo si rezultat i dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës së re mes dy kompanive.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet, pasi klientët nuk janë njoftuar edhe pse kanë paguar abonimin ku përfshihet në paketë edhe telvizioni Klan.

Gazetari Agim Xhafka me anë të satirës, ja çfarë shkruan në rrjetet sociale për këtë “vjedhje”:

“U ktheva nga pushimet dhe sa hyra në shtëpi vrap te televizori. Erdhi ora e filmit, bërtiti gruaja. E vura te Klani dhe ekrani komplet zi. Kontrolloj të tjerat më shfaqen plot ngjyra. Marr në cel digitalb. Na ka lënë pendët Sandër Mafishja,ka ikur te Tring e ma mbyllën telefonin.
Po qeshja se m’u kujtua një histori me kinezë që punonin në digën e hidrocentralit. Një mëngjes nuk po gjenin veglat te çanta e tyre. Por nuk e dinin shqip fjalën vjedhje. Ndaj bënin arsyetimin:
-Në darkë pinca në çantë ka, në mëngjes pinca në çantë nuk ka. Miu pinca nuk ha!”- shkruan Xhafka.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *