Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Urdhëroi izolimin e djalit të tij, babi i Verdi Moravës paralajmëron drejtorin e Burgjeve Agim Ismailin: Po hakmerresh si bolshevik, kujdes se…

Dielli Morava, babai i Verdi Moravës i cilësuar nga prokuroria si financues i mercenarëve shqiptarë në Siri, i ka dërguar një letër të hapur drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismailit.

Morava teksa thekson edhe një herë mbi pafajësinë e të birit, nënvizon se me një urdhër prej bolsheviku në shkelje flagrante me ligjet është urdhëruar nga Agim Ismaili izolimi i djalit të tij.

Sipas tij e vetmja arsye e këtij urdhri është sepse ai i është drejtuar Ismailit personalisht dhe disa institucioneve shteterore per abuzimet dhe korrupsionin qe ndodhin ne burgjet dhe ku sipas tij pergjegjesia kryesore per keto shkelje bie mbi të.

Morava bën thirrje që të rishikohet urdhri pasi djali i tij nuk ka bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të rregullores së burgut, përveç se i kërkon të drejtat e të burgosurve që ligji njeh dhe ato ti respektojnë.

Po ashtu ai shton se djali i tij është i sëmurë dhe po kurohet dhe nëse i ndodh diça përgjegjësia do të mbetet mbi të dhe se do të ngrejë akuzë kundër shtetit dhe Ismailit personalisht për krime kundër njerzimit.

Letra e plotë: Zotit Agim Ismaili Drejtor i Pergjithshem i Burgjeve!
Une qe po ju shkruaj kete mesazh jam babai i nje te denuari qe quhet Verdi Morava i denuar nga gjykatat tona te korruptuara ne menyren me te paligjeshme pa prova materiale vetem me te ashtu quajtur “dyshime te arsyeshme” ku nuk gjen gjykate ne bote te jape denime me kete arsyeetim. Ndonse kjo nuk eshte pergjegjesi e juaj por ja u thash si paranteze te ketij .mesazhi per ju.

Me urdherin e juaj prej bollsheviku, ne shkelje flagrante te ligjeve te miratuara nga Kuvendi Republikes te Shqiperise per te drejtat e te burgosurve dhe ne shkelje te drejtave te njeriut keni urdheruar izolimin e djalit tim per te vetmin arsye sepse ai ju eshte drejtuar juve personalisht dhe disa institucioneve shteterore per abuzimet dhe korrupsionin qe ndodhin ne burgjet tona ku pergjegjesia kryesore per keto shkelje bie mbi ju. Sepse burgjet po i ktheni ne institucione ku mesohet si mund te behesh kriminel dhe jo ne institucione riabilitimi qe keta njerez neser ne mbarimin e denimit ti kthehen familjes dhe shoqerise si njerez dhe qytetar te denje. Ky ka qene dhe qellimi fisnik dhe human i djalit tim qe ju ka “shqetesuar” me letrat e tij juve dhe disa institucione te shtetit tone qe fatkeqesisht po denigron me dashje apo pa dashje burgjet dhe qytetaret e tij.

Hakmarrja e juaj si ne inkuzicion eshte e dukeshme se jeni i pa afte dhe bolshevik i sovieteve. Per kete arsye ju sygjeroj te rishikoni urdherin e juaj per izolimin e djalit tim per te vetmin arsye nuk ka bere asnje lloj krimi dhe shkelje te rregullores se burgut pervec se kerkon te drejtat e te burgosurve qe ligji i njeh, qe ju ti respektoni dhe zbatoni keto ligje, ligje qe mbrojne dinjitetin njerezor dhe keta njeres neser te kontribojne ne shoqerine shqiptare.

Nje arsye tjeter kam se ai ne kete periudhe eshte aktualisht i semure dhe po vete kurohet me bime mjekesore per te cilat ai ka nje kulture alternative mjekesore dhe me rezultate sheruese . ju kerkoj mos i nderpritet mundesia e kurimut. Ndryshe po i ndodhi gje djalit pergjegjesia e juaj do jete e madhe dhe do pergjigjeni penalisht per te. Do ngre akuze kunder shtetit dhe ju personalisht ne Hage per krime kunder njerezimit.

Kujdes zoti drejtor kjo nuk eshte as kercenim as shaka. Jeta e tim biri eshte e shenjte dhe e pa cmuar para jetes sime. Ne Respekt te institucionit qe drejtoni . Dielli Morava

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *