Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U mbyt në Drin, shokët mesazh për Edisonin: U prehsh në paqe, do jesh gjithmonë në zemrat tona (FOTOT)

Një ditë më parë, në gjithë vendin u nxorën të pajetë nga lumenjtë katër persona, nga të cilët një 18-vjeçar i cili u mbyt në lumin Drin teksa kishte dalë për lundrim me dy shokë të tjerë.

Në detajet që pasuan ngjarjen e rëndë u raportua se Edison Zuna po bënte rafting në ujërat e lumit Drin me tre shokë të tij në momentin kur ka rënë nga varka dhe është mbytur në lumë.

Rrjedha e lumit e mori me vete për të paktën 6 km duke e nxjerrë në fshatin Selane. Miqtë e tij kanë shkruar duke nisur foto të tij me dedikime prekëse: “U prehsh në paqe”, “Gjithmonë në zemrat tona”.

Ndërsa kanë kërkuar që dedikimet e tyre të ndahen me të tjerët për t’i dhënë kështu një lamtumirë të fundit mikut të tyre.

“JOQ Albania, eshte i riu 18 vjecar qe vdiq dje ne lumin Drin i Zi, Luzni, Diber.”, shkruajnë moshatarët e Edisonit.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *