Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Shpërndanin lëndë narkótike, shkátërrohet grupi i 6 tw rinjve në Dibër

Kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës 6 të rinjë të cilët merreshin me kultivim të narkotikëve si dhe shitje të tyre në Bulqizë dhe në zonat përreth.

Sipas bluve, të arrestuarit janë

Renato Allushi 22-vjeç, Denis Perkoxha 22-vjeç, Ramiz Perkoxha 24-vjeç, Ferdinad Maha 32-vjeç, Avni Doda 25-vjeç dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë ku nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve  narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë  tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë  gjetur  doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:  Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar  “POROSIA”, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit,  nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër. Arrestohen në flagrancë 6 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe  bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë operative, strukturat e DVP Dibër referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e cila rregjistroi procedimin penal.

Pas disa muajsh hetime të kryera nga Sektori për Hetrimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër  nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, bazuar në provat e siguruara , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit  u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit : R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve  narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë  tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë  gjetur  doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. DVP Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të  përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *