Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ndërroi jetë dje dhe u dyshua me Covid, dalin analizat e testit për 37-vjeçarin nga Dibra

Një 37-vjeçar që dyshohej se ishte i infèktuar me korònavirus, ka ndërruar jetë pasditen e të hënës në Spitalin Rajonal Dibër.

Lajmin e konfirmuan ditën e djeshme burime pranë këtij spitali ku thanë për faxweb.al se 37-vjeçari kishte edhe sëmùndje të tjera shoqëruese, ndërsa nisur nga kjo drejtues të spitalit Rajonal Peshkopi dhe ato të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër, i kanë marrë tampon 37 vjeçarit.

Institucionet shëndetësore në Dibër ishin në pritje të përgjigjes së analizave për të vijuar më tej me procesin e nevojshëm, ku nëse do të rezultonte pozitiv do të gjurmohen kontaktet e tij.

Burime bëjnë me dije se kanë dalë analizat për testin e Covid dhe 37-vjeçari rezulton se nuk ka qenë i infèktuar, por ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rèndë (tùmor).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *