Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur në Bruksel për tu takuar me presidentin serb Aleksandër Vucic për bisedimet e dialogut Kosovë-Serbi. Më parë, ata kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell.
Fotografitë e këtyre takimeve i ka publikuar zëdhënësja e Nabila Massrali.
Pak para mbledhjes, Borell i dha një mesazh dy liderëve duke thënë: “Sot kam pritshmëri për një dialog kontruktiv që do normalizojë marrëdhëniet. Inkurajoj palët që të kenë frymë kompromisi dhe pragmantizmi”.(A.M/Faxweb.al)