Analisti Shkëlzen Maliqi ka deklaruar gjatë një lidhjeje telefonike me Televizionin Fax News se Samiti që pritet të mbahet në Berlin lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, është i rëndësishëm për arritjen e një marrëveshjeje.
Sipas Maliqit, spekulimet thonë se ky Samit nuk do të sjellë dialog, por dukeargumentuar edhe qëndrimet e Francës dhe Gjermanisë, ai tha se është mjaft i rëndësishëm për hapjen e një kapitulli që do të sillte marrëveshjen.
“Sa ju përket bisedimeve sekrete midis Merkelit, Macronit dhe diplomatëve të tjerë që përfliten, nuk ka informacione konkrete për këtë por ekzistojnë spekulime të ndryshme. Dialogu është mjaft i vështirë pasi kërkohet shkëmbimi i territoreve. Gjermania ka qenë kundërshtare e hapur e këtij opsioni, pasi ajo e sheh këtë çështje si një nxitje që mund të ketë pasoja të tjera me vende të tjera në rajon që mund të shfaqin qëndrimet dhe pretendimet e tyre. Ndërsa Franca ka dhënë sinjale paksa më të rezervuara, por nuk e di”.
Duke folur rreth respektimit të pakicave serbe në Kosovë dhe atyre shqiptare në Serbi, Maliqi tha se pakicat e shtetit fqinj kanë marrë shumë më tepër përfitime nga Kosova nga ç’kanë marrë kosovarët nga Serbia.
“Nuk po krijohet siguria dhe stabiliteti i gjithë rajonit nga mungesa e këtij dialogo i cili hap debate mbi marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Europian është i përfshirë në këtë çështje dhe po punon për krijimin e kushteve dhe mundësive për arritjen e një marrëveshjeje. Nga takimi në Berlin presim diçka konkrete. Ideale do të ishte integrimi i kosovarëve në Serbi njësoj si integrimi i pakicave serbe në Kosovë, të cilët kanë marrë përfitime më të mëdha se shqiptarët dhe sërish kërkojnë më tepër. Tensionet midis dy vendeve janë të mëdha dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve është tepër e vështirë”, tha Maliqi.
Duke folur për qëndrimin e Kryeministrit të Shqipërisë lidhur me debatin që është hapur për shkëmbimin e territoreve, Maliqi tha se, Rama ka bërë ndërhyrjet e nevojshme pavarësisht se është akuzuar me pa të drejtë.
“Rama është akuzuar mjaft dhe pa të drejtë, pasi ai kë bërë vetë atë që duhej të bënte. Ka qenë ai që ka thënë zyrtarisht se kjo çështje i takon Kosovës dhe se duhet ta udhëheq vetë. Por natyrisht prezenca e kryeministrit Rama është e mjaftueshme dhe nuk është e nevojshme një ndërhyrje më e madhe”.
Lidhur me vendosjen e tarifave nga ana e qeverisë së Ramush Haradinajt për mallrat serbe dhe boshnjake, Maliqi tha se sidomos ndaj mallrave serbe kur bëhet fjalë për procesin e dialogut duhet të hiqen.
“Tarifat duhet të hiqeshin edhe më herët, sidomos ndaj Serbisë përderisa ndodhemi përballë një situate dialogu sepse këtë e ka kërkuar edhe aleati ynë kryesor që e ka çliruar Kosovën, SHBA-të”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1030854940443275/
(F.GJ/FAXWEB.AL)