Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Dialog me Ramën?”, habit Mehmetaj: Ka shumë gjëra për tu ulur në tryezë bisedimesh. Duhet një ndryshim rrënjësor…

Ish-deputetja dhe njëkohësisht nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj e ftuar në studion e FaxNews ditën e sotme ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Duke u shprehur se pas 30 Qershorit Shqipëria është një vend i vrarë në identitet, ndërsa komenton vlerësimin për programin e reformave në Shqipëri nga Komisioni Europian ditën e sotme, Mehmetaj është shprehur se këto 3 fenomene janë po të njëjtat të cilat opozita ka kohë që i diskuton.

Sipas saj, ndërkombëtarët kanë pasur qëndrime korrekte dhe në përputhje me ruajtjen e stabilitetit kundrejt Shqipërisë, ndërsa shprehet se: “Nga përfaqësitë në presim atë gjuhën e drunjtë burokratike që ecën në një linjë. Ne kemi patur mbështetje, sepse kur OSBE thotë që në 30Qershor nuk pati zgjedhje kjo nuk është në favor të qeverisë, po ashtu edhe kur KiE tërheq votuesit me justifikimin se nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje njëpalëshe kjo po ashtu nuk është në favor të qeverisë.

Kur raportet e huaja e trajtojnë Shqipërinë si qendër të krimit të organizuar jo vetëm për Ballkanin por edhe për Evropën dhe Amerikën Latine kjo ëhtë e trishtë dhe vetëm mirë nuk fletë për qeverinë po ashtu.”

Në lidhje me çeljen e negociatave në tetor, ish-deputetja shprehet se në kushtet politike që ne ndodhemi është e pamundur marrja e një përgjigje positive, megjithatë sipas saj, ka ende kohë për të bërë ndryshime.

Referuar deklaratave të kryebashkiakëve të djathtë se nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre, e pyetur nëse një vendim i tillë është personal apo partiak, pra nëse përfaqëson qëndrimin e opozitës, Mehmetaj tërthorazi ka thënë se kjo nuk është e rëndësishme, dhe se më tepër e rëndësishme për shqiptarët është të dinë se 30 Qershori nuk ishte datë zgjedhjesh, por votime të brendshme lokale të Partisë Socialiste. Po ashtu, nënkryetarja e LSI-së u ka bërë thirrje shqiptarët që të mos lejojnë atë çka ajo e cilëson si rotacionin imagjinar të këtyre individëve.

Unë nuk do të doja të ndaja me qytetarët shqiptarë atë se çka do të ndodhi në disa bashki të vendit. e rëndësishme për qytetarët është që të dinë se 30 Qershori nuk ishte datë zgjedhjesh, por votime të brendshme lokale të Partisë Socialiste. Data e vetme e zgjedhjeve e dekretuar nga Presidenti, siç e përcakton edhe Kushtetuta, është 13 Tetori. Zgjedhjet për të përcaktuar krerët e bashikve do të bëhen në 13 tetor dhe se çdokush që tentoi të nxjerrë me forcë 7 apo 10% të banorëve nëpër zona në votime për tu ulur në karrigen e kryetarit të bashkisë, gabohet rëndë.

Këtu nuk bëhet fjalë për vendimin e krerëve aktual për tu larguar apo jo nga karrigia, bëhet fjalë për vendimin e qytetarëv e për të mos e lejuar një gjë të tillë. Një rotacion imagjinar i këtyre individëve nuk ka për të ndodhur.”

Sipas Mehmetaj çdo lëvizje e marrë nga opozita pas 25 Shkurtit është nul, ndërsa për shkarkimin e Presidentit i drejtohet ashpër kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, duke thënë se ai duhet të jap llogari jo vetëm para shqiptarëve, por edhe para ligjit.

“Një grup banditësh nuk mund të shkarkojnë Presidentin. Kush do ta bëjë? Ulsi Manja? Ulsi Manja duhet të jap llogari jo vetëm përpara shqiptarëve për veprimet që ka bërë sepse e ka detyrim moral, por edhe ndaj ligjit për përgjimet që ka bërë, për të cilat nuk përgjigjet askush.

Institucioni i Presidentit është i vetmi institucion legjitim në Shqipëri që vepron i pavarur dhe i pakapur nga pushteti i Edi Ramës. Këta ta harrojë nëse mund të bëjnë diçka për ta kapur edhe këtë institucion.”

E pyetur për në dialog të mundshëm me Kryeministrin Rama, ish-deputetja deklaroi se ka shumë gjëra që duhet të shtrohen në tryezën e dialogut, por fillimisht duhet t’ju sigurohen shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se një gjë e tillë nuk mund të bëhet dot me Edi Ramën.

Po ashtu e pyetur se pas dekretimit të 13 Tetorit si datë zgjedhjesh, a do të ishte LSI e gatshme të merrte pjesë, ish-deputetja tha se: “Nuk është diskutimi se nëse do jemi apo jo pjesë e zgjedhjeve. Problemi nuk lidhet vetëm me datën e zgjedhjeve, pra nëse është apo jo mirë për opozitën, por që këto zgjedhje të zhvillohen me standart  dhe tju japin liri shqiptarëve të zgjedhin.Kudo që ne gjykojmë që zgjedhjet e zhvilluara do të jenë me standart, LSI-ja do të bëhet pjesë e tyre”.

Intervista e Plotë: 

Vlerësimi për programin e reformave në Shqipëri, Komisioni Europian ka vënë theksin tek programet e partneritetit publik-privat që sjellin rreziqe për ekonominë, vendi kritikohet për informalitet të lartë dhe nivel të ulët të të ardhurave publike, komenti juaj?

Raporti ka thënë 3 gjëra të rëndësishme, së pari PPP-të kanë krijuar një boshllëk të madhë në buxhetin e shtetit. Privati nuk ka investuar për të mirën publike por është krejt e kundërta, shteti ka investuar për të mirën e një grupi të vogël njerëzish. Janë raste aq abuzive dhe korruptive saqë nuk u gjen dot një gjë të mirë këtyre projekteve në brendësi.

Së dyti, Vitet e fundit janë rritur gjithnjë e më tepër taksat ndaj njerëzve, ndërkohë që Komisioni Evropian thotë se nuk është e nevojshme një gjë e tillë, por qeveria mjafton vetëm të mbledh taksa tek ata të cilat duhet t’i paguajnë. Pra informaliteti është shumë i lartë dhe se një gjë e tillë nuk vjen vetëm nga shtresa e mesme apo një numër i vogël i shqiptarëve, mirëpo pavarësisht kësaj këto grupe kanë qenë ato të cilat janë sulmuar më shumë nga qerveria.

Dhe së treti, KE shprehet se kjo qeveri nuk ka ditur të investojë kurrë për t’ua bërë punët mirë shqiptarëve pasi nuk ka investuar tek dy faktor kyç siç janë arsimi dhe shëndetësia. Sot në këto dy sektor investimet janë më të ulëta në rajon. Këto mungesa ne i vuajmë  në sistemin e arsimit sidomos tek të rinjtë, të cilët të ndodhur pa asnjë lloj aktiviteti edukimi dhe mbi të gjitha pa profesion, mbeten pa punë duke përbërë fatkeqsinë më të madhe të këtij vendi.

Unë ndihem mirë që KE-ja sot ka folur hapur për këto 3 fenomene për të cilat ne si opozitë kemi kohë që flasim.

Si është Shqipëria pas 30 Qershorit?

Pas 30 Qershorit, Shqipëria është një vend i izoluar e cila nuk arrin të marrë konsensur nga askush prej partnerve të saj historic. Është një vend ku Komisioni Europian të thotë se nuk di të bësh mirë detyrat e shtëpisë, po varfëron vendin sepse po e lë pa të rinjë të cilët po largohen si rrjedhojë e mungesës në arsim apo të ardhurave të tyre. Po liron oligarkët se po e lë barrën tek familjet e mesme shqiptare dhe se po abuzon rëndë me PPP-të dhe konçesionet.

Madje edhe raporti i OSBE-së e thotë hapur se nuk ndodh kurrë që në një vend demokratik qeveria të bllokojë lirinë e të shprehurit, portalet dhe shtypin vetëm sepse flasin kundër saj, referuar kjo projektligjit “anti-shpifje”.

Dita e sotme është dita tipike që tregon se sa i vrarë në identitet është vendi ynë pas 30 Qershorit, pasi nuk jetojmë dot në begati dhe prosparitet.

Deklaratat e ndërkombëtarëve pas 30 Qershorit nuk kanë qenë dashamirëse me opozitën, si mendoni se do të vijojnë deklaratat e  tyre?

Unë nuk e gjykoj kështu. Mediat kanë luajtur me këtë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në favor të njërës palë apo tjetrës. Unë së pari besoj se padyshim nuk janë individët bashkëpunëtor me njëri-tjetrin, por janë shtetet dhe  qeveritë e shteteve të cilat kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me njera tjetrën dhe padyshim që qeveria e një vendi të caktuar nuk mund të imponojë atë çka ndodh në brendësi të një shteti tjetër. Prandaj nga përfaqësitë në presim atë gjuhën e drunjtë burokratike që ecën në një linjë. Ne kemi patur mbështetje, sepse kur OSBE thotë që në 30Qershor nuk pati zgjedhje kjo nuk është në favor të qeverisë, po ashtu edhe kur KiE tërheq votuesit me justifikimin se nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje njëpalëshe kjo po ashtu nuk është në favor të qeverisë.

Kur raportet e huaja e trajtojnë Shqipërinë si qendër të krimit të organizuar jo vetëm për Ballkanin por edhe për Evropën dhe Amerikën Latine kjo ëhtë e trishtë dhe vetëm mirë nuk fletë për qeverinë po ashtu.

Së dyti, ajo që duhet t’ju themi hapur shqiptarëve është që nuk duhet të fshihemi pas ndërkombëtarëve. Kjo sepse ndërkombëtarët kanë tentuar të ruajnë një lloj stabiliteti në Ballkan qoftë edhe nëse barra bie mbi demokracinë. Bazuar në këto pika nuk besojë se ndërkombëtarët kanë qenë ndonjëherë kundër opozitës. Unë mendoj se qëndrimet nga ta kanë qenë korrekte, pastaj se si i jepen ngjyrat, kjo varet edhe nga kush e interpreton.

Lëvizja Socialiste për Integrim në kauzë të saj ka patur integrimin e vendit në BE. A mendoni se do të marrim përgjigje positive për negociatat në Tetor?

Unë që kur kam lindur deri më sot vijoj të dëgjojë po të njëjtin togfjalësh: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.  Mirpo është faji i politikës që ne nuk kemi mundur që nga ’90-ta të bëhemi pjesë e BE-së si dhe duhet ta pronojmë që sot gjendemi më shumë se kurrë largë saj. Kjo është fatkeqsia më e madhe e Shqipërisë sepse nëse ka një unitet kaq të madh për diçka tek gjithë shqiptarët është çështja e hapjes së negociatave. Dhe më e keqa është se pavarësisht zhvillimit të zgjedhjeve pa standarte ne vijojmë të kërkojmë, të shpresojmë për një antarësim.

Me raportet si ajo e sotmja që vijnë në mënyrë të njëpasnjëshme, unë e shoh tepër të vështirë që tetori të jetë pozitiv për Shqipërinë. Megjithatë nga sot e tutje ka shpresë që ne t’i bëjmë gjërat mirë për ta shpënë vendin drejt asaj rruge që do të na hapi dyerët drejt Europës. Por kjo është çështje këmbëngulje dhe vullneti për të ecur para dhe ne do të vijojmë me këtë frymë për të marrë një përgjigje positive.

Kryebashkiakët e djathtë kanë deklaruar se nuk do t’i lirojnë zyrat. Është ky një vendim personal i tyre apo partiak?

Unë nuk do të doja të ndaj me qytetarët shqiptarë atë se çka do të ndodhi në disa bashki të vendit. e rëndësishme për qytetarët është që të dinë se 30Qershori nuk ishte datë zgjedhjesh, por votime të brendshme lokale të Partisë Socialiste. Data e vetme e zgjedhjeve e dekretuar nga Presidenti, siç e përcakton edhe Kushtetuta, është 13 Tetori. Zgjedhjet për të përcaktuar krerët e bashikve do të bëhen në 13 tetor dhe se çdokush që tentoi të nxjerrë me forcë 7 apo 10% të banorëve nëpër zona në votime për tu ulur në karrigen e kryetarit të bashkisë, gabohet rëndë.

Këtu nuk bëhet fjalë për vendimin e krerëve aktual për tu larguar apo jo nga karrigia, bëhet fjalë për vendimin e qytetarëv e për të mos e lejuar një gjë të tillë. Një rotacion imagjinar i këtyre individëve nuk ka për të ndodhur.

Se di se me çfarë urdhri dhe baze ligjore këta individë vijojnë të mendojnë se mund të ndodh një rotacion politik, pa iu referuar fare kushtetutës.

Si do ta pengoni mazhorancën në shkarkimin e Metës kur ju si opozitë ndodheni jashtë parlamentit?

Nuk është  e nevojshme që ta pengojmë ne si opozitë. Qysh prej shkurtit Parlamenti i Shqipërisë funksionon në mënyrë të paligjshme. Kjo sepse Kushtetuta e thotë qartë që Parlamenti përbëhet nga 140 deputet dhe vakancat e krijuara plotësohen brenda 30 ditëve.

Sot jemi disa muaj larg dorëheqjes së opozitës nga mandatet dhe ende nuk kemi 140 deputet në Parlament, si dhe edhe ato që janë aty janë si rezultat i manipulimeve. Kështu që unë ju them qytetarëve të rrinë të qetë pasi si konçesionet edhe këto projektligjet e miratuara “anti-shpifje”, “anti-propagandë” etj., të jenë të qetë se çdo vendimarrje nga Parlamenti nga 25 Qershori dhe këtej është nul.

Një grup banditësh nuk mund të shkarkojnë Presidentin. Kush do ta bëjë? Ulsi Manja? Manja duhet të jap llogari jo vetëm përpara shqiptarëve për veprimet që ka bërë sepse e ka detyrim moral, por edhe ndaj ligjit për përgjimet që ka bërë, për të cilat nuk përgjigjet askush.

Institucioni i Presidentit është i vetmi institucion legjitim në Shqipëri që vepron i pavarur dhe i pakapur nga pushteti i Ei Ramës. Këta ta harrojë nëse mund të bëjnë diçka për ta kapur edhe këtë institucion.

Në kushtet që ndodhemi a ka diçka opozita për të dialoguar me Kryeministrin Rama?

Unë mendoj se ka shumë gjëra që duhen të shtrohen në tryezën e dialogut. Siç e kemi thënë nuk është problem që të zgjidhim një ngërç të momentit, apo një krizë për ta ripërsëritur sërish pas një apo dy vitesh, por është moment për ti dhënë një zgjidhje afatgjatë krizës politike në të cilën ka kaluar Shqipëria prej 30 vitesh. Pra ka ardhur moment për një ndryshim rrënjësor të sistemit ku politika e ka frikë qytetarin, votuesin, sovranin dhe jo e kundërta siç po ndodh aktualisht. Synojmë të krijohet një vend ku funksionojnë të gjithë institucionet dhe mekanizmat e llogaridhënies. Duhet sërish një riformatim i sistemit ku shqiptarët të jenë të barabartë dhe të ketë drejtësi për të gjithë. Pra thënë kështu duhet patjetër uljen në një tryezë bisedimesh për diskutimin e gjithë këtyre tematikave, por përpara se të shkojmë aty ne duhet t’ju sigurojmë shqiptarëve zgjedhje të lira edhe të ndershme.

Meta ka dekratuar 13 Tetorin si datë të re të zgjedhjeve, LSI do të shkojë në zgjedhje në 13 Tetor?

Nuk është diskutimi se nëse do jemi apo jo pjesë e zgjedhjeve, por a janë funksionale institucionet të cilat do të vënë në zbatim dekretin e Presidentit. Nëse vihet re se institucionet kanë sjellë një frymë të re ndryshimi ndryshe nga çkanë bërë dy muajt e fundit, padyshim që edhe ne do të përgjigjemi. Problemi nuk lidhet vetëm me datën e zgjedhjeve, pra nëse është apo jo mirë për opozitën, por që këto zgjedhje të zhvillohen me standart  dhe tju japin liri shqiptarëve të zgjedhin.

Kudo që ne gjykojmë që zgjedhjet e zhvilluara do të jenë me standart, LSI-ja do të bëhet pjesë e tyre.

Si do të vijojë aksioni opozitar?

Ka disa forma. Ashtu sikurse qytetarët e kanë parë ashtu do të vijoj edhe në ditët në vijim. Do të ketë protesta kombëtare, protesta lokale, reagime të herë-pas-hershme. Ne vijojmë të kontaktojmë me partnerët tanë që lëvizjet të jenë padyshim të dakordësuara, por mbi të gjitha edhe produktive.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *